Takim i ministrit Bekteshi me përfaqësuesit e HOTAM

Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi, sot realizoi takim pune me përfaqësues të Asociacionit të Hotelierve të Maqedonisë së Veriut (HOTAM).

Temë kryesore e bisedës në takim ishin masat dhe mundësitë për mbështetje që i ndërmerr Ministria e Ekonomisë dhe Qeveria për përmirësimin e kushteve në sektorin e turizmit dhe gastronomisë.

Ministri Bekteshi tha se këtë vit kemi sezon të suksesshëm turistik dhe pritshmëritë janë që ky trend të vazhdojë edhe në dy muajt e ardhshëm.

“Këtë vit kemi pasur sezon të suksesshëm turistik, sidomos në rajonin e Ohrit dhe Strugës, dhe këtë e tregojnë të dhënat e publikuara nga Enti Shtetëror i Statistikave, ku ka një rritje mbi 40% të numrit të turistëve të huaj në gjashtë muajt e parë të këtij viti,  e në përputhje me të gjitha të dhënat që morëm sot nga gastronomët, ky trend i rritjes së turistëve do të vazhdojë edhe në dy muajt e ardhshëm”, tha ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi pas takimit me përfaqësuesit e HOTAM-it.

Ministri Bekteshi tha se tashmë kanë filluar aktivitetet në fushën e krijimit të masave për mbështetjen e sektorit turistiko-gastronomik në fushën e përmirësimit të kushteve për punë të gastronomëve dhe turistëve.

“Dhe pikërisht në këtë drejtim Ministria e Ekonomisë dhe Qeveria kanë filluar të zhvillojnë programe të reja me synimin për të ndihmuar gastronominë dhe shtetin në përmirësimin e kushteve, të cilat do të nxisin rritjen e numrit të turistëve që do të ishin më të kënaqur me qëndrimin e tyre dhe do të qëndronin më gjatë në vendin tonë. Këtë po mendojmë ta bëjmë përmes Ligjit për mbështetjen financiare të investimeve, ku një nga mundësitë është përfshirja e sektorit të gastronomisë dhe hotelierisë në formën e granteve të drejtpërdrejta për investime shtesë për përmirësimin e kushteve”, tha ministri duke shtuar se si mundësi është duke u shqyrtuar edhe ndryshimi i Rregullores ekzistuese për subvencionimin e turistëve.

“Po ashtu mënyrë e mbështetjes do të ishte edhe përmes ndryshimit dhe plotësimit të Rregullores ekzistuese për subvencionimin, ku një pjesë e mjeteve që ndahen nga institucionet të orientohen drejtpërdrejt në hotele dhe me ato mjete të realizohen investime të reja”, tha Bekteshi.

Related posts

Reagim plotësues nga Bashkimi Demokratik për Integrim lidhur me incidentet e fundit

Bashkimi Demokratik për Integrim dënon ashpër edhe aktin e djegies së flamurit shqiptar, që përbën një sulm të drejtpërdrejtë ndaj simboleve dhe…

Ali Ahmeti uron 28 nëntorin: Përjetësi Shqipërisë dhe shqiptarëve!

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka uruar kombin shqiptar me rastin e 28 nëntorit duke thënë që liria nuk…

Ali Ahmeti takon shoqatat e shqiptarëve në Kroaci: Mirënjohës Amerikës për jetë të jetëve

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, gjatë qëndrimit të tij në Kroaci, ka takuar të gjitha shoqatat e shqiptarëve në…