Takim i Ministrit të financave, Besimi me ambasadorin austriak

Zbatimi i strategjisë për rimëkëmbjen ekonomike dhe rritjen e përshpejtuar – SmartER growth. strategjia tatimore, por edhe thellimi i bashkëpunimit në fushën e IHD-ve, ishin tema e bisedës midis Ministrit të financave, Fatmir Besimi dhe ambasadorit të Austrisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Georg Ëoutsas.- Qëllimi ynë kryesor është të zbatojmë modelin për rritjen ekonomike që do të mbështesë arritjen e një rritje dy herë më të lartë krahasuar me dhjetë vitet e mëparshme, 4.1 përqind rritje e BPK-së në 2021, 4.6 përqind rritje në 2022 dhe 5.9 përqind rritje në vitin 2025. Kjo do të jetë e mundur përmes zbatimit të Strategjisë për rimëkëmbjen ekonomike – SmartER growth, e cila bazohet në katër shtylla kryesore: rimëkëmbjen ekonomike nga Covid-19, rritjen e përshpejtuar ekonomike gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme, forcimin e konkurrencës së sektorit privat dhe zhvillimin e resurseve njerëzore – tha ministri i financave, Besimi.Ai vuri në dukje se do të kryhet një konsolidim gradual fiskal, i cili do të ulë deficitin buxhetor me 3.6 pikë përqindje vitin e ardhshëm.Në takim u konfirmua mbështetja e Austrisë për integrimin europian të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Related posts

Pastrimi etnik në institucione: Shqiptarët nën sulmin e qeverisë pa legjitimitet

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) dënon fuqimisht fushatën në vazhdim të diskriminimit etnik dhe “pastrimit institucional” që po vihet në zbatim ndaj…

Ali Ahmeti priti ambasadorin europian Rokas: Bashkimi Europian është alternativa jonë e vetme 

Në selinë e Bashkimit Demokratik për Integrim në Tetovë, Kryetari i BDIsë Ali Ahmeti, priti ambasadorin e Bashkimit Europian z. Mihalis Rokas. …

Ali Ahmeti takoi ambasadorin turk Fatih Ulusoy

Në selinë e Bashkimit Demokratik për Integrim në Tetovë, Kryetari i BDIsë Ali Ahmeti, priti ambasadorin turk z. Fatih Ulusoy. Kryetari Ahmeti…