Dita e Pavarësisë/ Tre kryediplomatët shqiptarë urojnë dhe zotohen për të ardhmen e shqiptarëve

Tre kryediplomatët shqiptarë, Bujar Osmani nga RMV, Meliza Haradinaj Stublla nga Republika e Kosovës dhe Gent Cakaj nga Republika e Shqipërisë, kanë uruar datën e Pavarësisë së Shqipërisë me anë të një video- takimi të përbashkët. Informacionin e ka konfirmuar shefi i diplomacisë së Maqedonisë, Osmani, i cili në rrjetin social facebook është shprehur: “Sot bashkë me homologët e mi, na takoi data e 28 nëntorit, Dita e pavarësisë dhe flamurit kombëtar, me Gent Cakaj, Ministër për Evropë dhe Politikë të Jashtme të Shqipërisë dhe Meliza Haradinaj Stublla, Ministre për Politikë të Jashtme dhe Diasporë të Kosovës. Urova Melizën dhe Gentin për këtë ditë të madhe kombëtare. Nëntori ngërthen në vete data të rëndësishme të historisë sonë kombëtare. Por, veçohet dita e sotme. Dje ishte sfidë pavarësia, sot është integrimi. Bashkërisht konstatuam se rruga është e gjatë, por ne nuk dorëzohemi, kemi dijen dhe shkathtësinë. Gëzuar ditën e flamurit dhe pavarësisë!”

Related posts

BDI: Kush po e mbron Stoilkoviqin? Kuvendi duhet të nxjerrë të vërtetën.

Shkup, 23 shtator 2026 BDI – Konferencë për media Ilir Hasani – Deputet & Anëtar i Kryesisë së Këshillit të Përgjithshëm të…

BDI: Sonte në Tetovë takohen kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti dhe i ASh-së, z. Arben Taravari

Sonte në Tetovë po zhvillohet takimi ndërmjet kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), z. Ali Ahmeti, dhe kryetarit të Aleancës për…

Kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti: Të organizohet referendum popullor për verdiktin e popullit të Kosovës

Në një intervistë për Top News në Shqipëri, kryetari Ahmeti hodhi një tezë të rëndësishme lidhur me verdiktin e popullit të Kosovës…