Takim pune me udhëheqësin e divizionit për strategji korporale në Unionin ndërkombëtar të Telekomunikacionit

 Ministri për Shoqëri Informatike dhe Administratë, Jeton Shaqiri përmes një postimi në rrjetet sociale ka bërë njoftimin në lidhje me takimin me udhëheqësin e divizionit për strategji korporale në Unionin ndërkombëtar të Telekomunikacionit.📌Pjesë e takimeve të shumta të zhvilluara përgjatë vizitës time në Barcelonë ishte dhe takimi me udhëheqësin e divizionit për strategji korporale në Unionin ndërkombëtar të Telekomunikacionit, pjesë e Agjencisë së specializuar për teknologji të informacionit dhe komunikimit në Kombet e Bashkuara, z. Tomas Lamanauskas.🤝Kryefjala e takimit të zhvilluar ishte diskutimi mbi aspektet teknike të projekteve të telekomunikimit.Tomas Lamanauskas, njëherit i diplomuar në Univerzitetin e Harvardit dhe me një CV tejet të pasur, përcolli përvojat më të mira dhe në të njëjtën kohë paraqiti edhe strategjitë e tij për mandatin 2023 – 2026 si zëvendës sekretar i Unionit ndërkombëtar të Telekomunikacionit.✅E konsideroj këtë takim tejet produktiv dhe të rëndësishëm, sepse shkëmbimi i tillë i eksperiencave vetëm se na ndihmon dhe na jep një shtysë në konkretizimin e projekteve tona tashmë të nisura dhe arritjen e objektivit tonë për digjitalizim të administratës shtetërore….

Related posts

Kryetari Ahmeti priti Presidentin Begaj në selinë e BDI-së

Tetovë, 28.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, pati kënaqësinë e veçantë që në selinë e partisë të mirëpresë Presidentin…

Kryetari Ali Ahmeti mirëpriti Presidentin Begaj

Shkup, 26.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, së bashku me bashkëpunëtorë dhe miq, mirëpriti Presidentin e Republikës së Shqipërisë,…

Kryetari Ali Ahmeti takoi ish-Komesarin, z. Johannes Han

Tetovë, 26.02.2026 Kryetari Ali Ahmeti zhvilloi një takim miqësor me z. Johannes Hahn, ish Komisionar Evropian për Buxhet dhe Administratë, si dhe…