Konkretizimi i projekteve për digjitalizim të administratës shtetërore

 Ministri për Shoqëri Informatike dhe Administratë, Jeton Shaqiri përmes një postimi në rrjetet sociale ka bërë njoftimin në lidhje me konkretizimin e projekteve për digjitalizim të administratës shtetërore.Shaqiri nga Barcelona: Jemi të vendosur deri në konkretizimin e projekteve tona për digjitalizim të administratës shtetëroreNjë nga takimet e rëndësishme përgjatë vizitës së ministrit Shaqiri në Barcelonë ishte takimi me Zv. Ministrin për transport dhe infrastrukturë në Qeverinë e Turqisë, z. Omer Fatih Sayan. Pjesë e këtij takimi ishin edhe drejtori i Agjencisë për komunikime elektronike, Jeton Akiki, Drejtori gjeneral i kompanisë Turkcell, z. Murat Erkan dhe përfaqësues nga Autoriteti i teknologjive të informacionit dhe komunikimeve në Turqi.Në këtë takim u bisedua për projekte konkrete ku Turqia do të ndihmonte në implementimin e shërbimeve elektronike qeveritare, për mundësinë e partneritetit apo bashkëpunimit me operatorët mobil, si edhe për sistemet satelitore që Turqia tashmë i prodhon dhe i ka lëshuar në përdorim.Në fund të takimit, zv. Ministri Sayan i bëri ftesë zyrtare ministrit Shaqiri për një takim pune në Turqi dhe pret që kjo vizitë të realizohet në një të ardhme të afërt.

Related posts

Kryetari Ahmeti priti ambasadorin e Austrisë, Sh.T.Z. Martin Pammer në selinë e BDI-së

Tetovë, 22 korrik 2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, priti në takim Ambasadorin e Austrisë në Republikën e Maqedonisë…

BDI: Shkelja e Rregullores cënon legjitimitetin e procesit ligjvënës

Shkup, 20 korrik 2026 BDI – Konferencë për media Arbana Pasholli – Deputete & Nënkryetare e BDI-së https://www.facebook.com/share/v/18xuxidQtt/?mibextid=wwXIfr

Dega Likovë mbajti Kuvendin Zgjedhor

Likovë, 19 korrik 2026 Sonte u mbajt Kuvendi Zgjedhor i Degës së BDI-së në Likovë, në praninë e Kryetarit të BDI-së, Ali…