Takimi Bekteshi-Poçivalshek: Sllovenia dhe Maqedonia e Veriut kanë potencial të madh për rritjen e bashkëpunimit dypalësh, investimeve dhe turizmit

Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi priti në takim zëvendëskryeministrin dhe ministrin e Zhvillimit Ekonomik dhe Teknologjisë të Republikës së Sllovenisë, Zdravko Poçivalshek, i cili sot po qëndron për vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut.Ministri Bekteshi dhe Zëvendëskryeministri Poçivalshek zhvilluan takim bilateral për të diskutuar bashkëpunimin ekonomik mes dy vendeve dhe mundësitë për thellimin e mëtejshëm të këtij bashkëpunimi. Në fjalimin hyrës të mirëseardhjes, ministri Bekteshi e informoi zëvendëskryeministren Poçivalshek për reformat ekonomike të ndërmarra nga Qeveria, kryesisht në fushën e rritjes së investimeve.“Sllovenia dhe Maqedonia e Veriut janë të ngjashme për nga madhësia dhe popullsia, por ekonomia sllovene ka përparim nga e jona. Ka një numër të madh të kompanive nga Sllovenia që operojnë në Maqedoninë e Veriut, por edhe anasjelltas, është shenjë e bashkëpunimit solid ekonomik dhe mendoj se ka shumë fusha ku mund të përmirësojmë bashkëpunimin. Para së gjithash është në fushën e turizmit të banjave, ku Sllovenia ka përvojë të madhe”, ceku ministri Bekteshi.   Ministri Bekteshi tha se Maqedonia e Veriut është vizituar në drejtim të rritjes së bashkëpunimit ekonomik me Slloveninë, dhe sipas statistikave, tregtia dypalëshe mes dy vendeve, pas rënies së vitit të kaluar si pasojë e krizës së shkaktuar nga pandemia, ka vazhduar të shënoj rritje të vazhdueshme që nga fillimi i këtij viti.Ministri Bekteshi informoi se vendi ynë ka kushte konkurruese për tërheqjen e investimeve të huaja, por edhe nxitjen e investimeve të kompanive vendase, përmes masave që përmban Ligji për Mbështetjen Financiare të Investimeve.   Zëvendëskryeministri i Sllovenisë dhe Ministri i Zhvillimit Ekonomik dhe Teknologjisë, Poçivalshek, u dakordua se marrëdhëniet ekonomike midis dy vendeve janë në një nivel shumë të lartë, por ende ka hapësirë për rritje të mëtejshme.Ai tha se vetëm në nëntë muajt e parë shkëmbimi tregtar mes dy vendeve është rritur me 30%.  “Jam i kënaqur me shkëmbimin e madh të investimeve mes dy vendeve. Investimet sllovene në Maqedoninë e Veriut janë mbi 400 milionë euro, janë mbi 40 kompani që punësojnë 2500 persona. Gëzon edhe me rritj e investimeve të Maqedonisë në Slloveni, të cilat arrijnë në mbi 30 milionë euro, para së gjithash në fushën e metalurgjisë”, tha Poçivalshek.Dy ministrat ranë dakord që në periudhën e ardhshme të organizohet një forum i përbashkët biznesi investiv ku do të takohen kompani nga të dyja vendet, i cili do të jetë një mundësi për shkëmbim përvojash, marrëveshje të reja dhe zgjerim të investimeve mes dy vendeve.

Related posts

Reagim plotësues nga Bashkimi Demokratik për Integrim lidhur me incidentet e fundit

Bashkimi Demokratik për Integrim dënon ashpër edhe aktin e djegies së flamurit shqiptar, që përbën një sulm të drejtpërdrejtë ndaj simboleve dhe…

Ali Ahmeti uron 28 nëntorin: Përjetësi Shqipërisë dhe shqiptarëve!

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka uruar kombin shqiptar me rastin e 28 nëntorit duke thënë që liria nuk…

Ali Ahmeti takon shoqatat e shqiptarëve në Kroaci: Mirënjohës Amerikës për jetë të jetëve

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, gjatë qëndrimit të tij në Kroaci, ka takuar të gjitha shoqatat e shqiptarëve në…