Nuredini: Kostoja e pasivitetit në të kaluarën, tejkalon koston e veprimit

Në Konferencën Vjetore të OKB-së: “Financimi i Qëllimeve të Zhvillimit të Qëndrueshëm në Maqedoninë e Veriut: Drejt harmonizimit më të madh të financimit publik dhe privat me zhvillimin e qëndrueshëm” ministri Nuredini diskutoi për financat e qëndrueshme publike dhe se si financat inovative, taksat dhe subvencionet mund të nxisin investime më të mëdha në qëndrueshmëri. – Kostoja e pasivitetit në të kaluarën, tejkalon koston e veprimit. Kërcënimi global i fatkeqësive të lidhura me klimën, pandemive të ardhshme dhe goditjeve të tjera e ka sjellë botën e zhvillimit financiar në një pikë kthese. Përshtatja e tregjeve, politikave dhe sjelljeve do të kërkojë ndërhyrje proaktive nga të gjithë aktorët në zinxhirin e investimeve – tha Nuredini. Sfida jonë në krijimin e instrumenteve financiare për zbatimin e politikave të gjelbra është në: Krijimin e një sistemi të vetë-qëndrueshëm të menaxhimit të mbeturinave, infrastrukturën e energjisë dhe efikasitetin në trajtimin e burimeve të ndotjes, Menaxhimin e burimeve ujore, zhvillimin e qëndrueshëm nëpërmjet zgjidhjeve të bazuara në natyrë.  MMJPH bashkëpunon me ministritë e tjera në prezantimin e qasjeve të reja inovative, si vendosja e prokurimit publik të gjelbër dhe obligacioneve të gjelbra, si dhe mundësimin e këtyre investimeve. 

Related posts

Kryetari Ahmeti priti ambasadorin e Austrisë, Sh.T.Z. Martin Pammer në selinë e BDI-së

Tetovë, 22 korrik 2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, priti në takim Ambasadorin e Austrisë në Republikën e Maqedonisë…

BDI: Shkelja e Rregullores cënon legjitimitetin e procesit ligjvënës

Shkup, 20 korrik 2026 BDI – Konferencë për media Arbana Pasholli – Deputete & Nënkryetare e BDI-së https://www.facebook.com/share/v/18xuxidQtt/?mibextid=wwXIfr

Dega Likovë mbajti Kuvendin Zgjedhor

Likovë, 19 korrik 2026 Sonte u mbajt Kuvendi Zgjedhor i Degës së BDI-së në Likovë, në praninë e Kryetarit të BDI-së, Ali…