Takimi i Shaqirit me Jankullovskin: Investimi në arsimin e lartë është prioriteti ynë kryesor

Investimi në arsim cilësor në të gjitha nivelet, përfshirë edhe arsimin e lartë, është prioritet kryesor i Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës. Kështu deklaroi ministri i Arsimit dhe Shkencës Jeton Shaqiri në takimin e tij me Nikolla Jankullovskin, rektor i Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup.Në takimin e parë të punës, Shaqiri dhe Jankullovski biseduan për vazhdimin dhe avancimin e bashkëpunimit në fushën e politikave të arsimit të lartë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, si në fushën e arsimit, sigurimin e kuadrove cilësore, ashtu edhe në fushën e veprimtarisë  kërkimore- shkencore.Ministri në takim theksoi se arsimi i lartë është baza e zhvillimit dhe prosperitetit të vendit, sepse për rritje ekonomike dhe një shtet të fortë na nevojitet kuadër i arsimuar mirë. Por, për një arsim cilësor i cili do të krijojë këto kuadro, na  duhen profesorë të motivuar dhe të përgatitur mirë, të cilët vlerësohen dhe e  duan punën e tyre.Ministri i Arsimit dhe Shkencës gjatë periudhës në vazhdim do të vazhdojë komunikimin intensiv dhe të drejtpërdrejtë me institucionet e arsimit të lartë për t`u njohur me sfidat dhe nevojat e universiteteve, sepse puna e tyre është me interes të lartë shoqëror.

Related posts

Kryetari Ahmeti priti ambasadorin e Austrisë, Sh.T.Z. Martin Pammer në selinë e BDI-së

Tetovë, 22 korrik 2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, priti në takim Ambasadorin e Austrisë në Republikën e Maqedonisë…

BDI: Shkelja e Rregullores cënon legjitimitetin e procesit ligjvënës

Shkup, 20 korrik 2026 BDI – Konferencë për media Arbana Pasholli – Deputete & Nënkryetare e BDI-së https://www.facebook.com/share/v/18xuxidQtt/?mibextid=wwXIfr

Dega Likovë mbajti Kuvendin Zgjedhor

Likovë, 19 korrik 2026 Sonte u mbajt Kuvendi Zgjedhor i Degës së BDI-së në Likovë, në praninë e Kryetarit të BDI-së, Ali…