Takimi me partnerët e koalicionit, kryetari Ahmeti: Mbetemi të përkushtuar në trasimin e rrugës së integrimit me përkrahje të BE dhe SHBA

Kryetari i BDI Ali Ahmeti sot ka marrë pjesë në takimin e partnerëve të koalicionit ku është diskutuar mbi aktualitetin politik dhe për të rikonfirmuar qëndrimet tona të paluhatshme për ardhmërinë europiane të vendit.

Me partnerët e koalicionit qeverisës u takuam sot për të diskutuar mbi aktualitetin politik dhe për të rikonfirmuar qëndrimet tona të paluhatshme për ardhmërinë europiane të vendit.

Prioritet i padiskutueshëm i Maqedonisë së Veriut është miratimi i ndryshimeve kushtetuese, proces që nuk dëmton në asnjë mënyrë vendin, proces që përforcon demokracinë, që nuk ka alternativë tjetër për të vazhduar aspiratën tonë të eurointegrimit.

Qeveria mbetet fuqishëm e përkushtuar në trasimin e mëtejshëm të rrugës së integrimit dhe për këtë ka përkrahjen e madhe të vendeve të Europës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Takimi ynë i sotëm është njëherit edhe thirrje për të gjitha palët, veçanërisht ndaj opozitës për të reflektuar mbi rëndësinë e këtij momenti dhe për mbështetjen e ndryshimeve kushtetuese, për të dëgjuar zërin e qytetarëve dhe faktorit ndërkombëtarë që duan ta shohin Maqedoninë e Veriut si anëtare të plotëfuqishme të Bashkimit Europian.

Ka ardhur koha që të lëmë anash ndasitë dhe inatet politike, të dëshmojmë pjekuri dhe të betonojmë përcaktimin tonë strategjik euro-amerikan.

Related posts

Kryetari Ahmeti priti Presidentin Begaj në selinë e BDI-së

Tetovë, 28.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, pati kënaqësinë e veçantë që në selinë e partisë të mirëpresë Presidentin…

Kryetari Ali Ahmeti mirëpriti Presidentin Begaj

Shkup, 26.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, së bashku me bashkëpunëtorë dhe miq, mirëpriti Presidentin e Republikës së Shqipërisë,…

Kryetari Ali Ahmeti takoi ish-Komesarin, z. Johannes Han

Tetovë, 26.02.2026 Kryetari Ali Ahmeti zhvilloi një takim miqësor me z. Johannes Hahn, ish Komisionar Evropian për Buxhet dhe Administratë, si dhe…