Kryesia e BDI-së: Jemi të palëkundur në kursin euroamerikan, mirëpresim mbështetjen Amerikane për integrimin tonë europian

Kryesia e BDI-së ka shqyrtuar sot situatën aktuale politike në vend. Një nga pikat e bisedës ishte vizita në SHBA e Kryeministrit Kovaçevski dhe Ministrit të Jashtë Osmani dhe bisedimet që delegacioni shtetëror pati me krerët më të lartë amerikan.

Vizita u vlerësua unanimisht si jashtëzakonisht domethënëse dhe e suksesshme.

Takimet në SHBA u realizuan në një kohë vendimtare kur po bëhen përpjekje për të ardhmen e vendit dhe po merren vendime të rëndësishme për qytetarët.

Në të gjitha takimet me krerë më të lartë të shtetit amerikan, u përfitua një mbështetje e plotë dhe e qartë për rrugën europiane, të cilën vendi po e ndjek me vendosmëri.

Porositë pozitive nga Qeveria Amerikane janë rezultat i besimit në përkushtimin e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut për parimet demokratike dhe integrimin evropian. Vendi ynë njihet si faktor i stabilitetit rajonal dhe marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara janë në një nivel historikisht të lartë.

Përfaqësuesit e Shteteve të Bashkuara të Amerikës njohin dhe mbështesin përpjekjet për përmbushjen e kritereve të BE-së dhe përkushtimin për zbatimin e reformave jetike në të gjitha segmentet. Mesazhet e partnerëve tanë strategjikë janë edhe konfirmim i politikës dhe drejtimit korrekt që BDI e ndjek në mënyrë të vazhdueshme dhe pa kompromis.

Ftojmë të gjitha partitë politike dhe deputetët të bashkohen dhe të mbështesin të ardhmen europiane të vendit. Këto janë momente historike për të ardhmen e vendit, është koha për lidership dhe guxim.

BDI edhe një herë shpreh mirënjohjen e thellë ndaj Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe partnerëve të saj europianë për angazhimin dhe bashkëpunimin e deritanishëm dhe zotohet që kursi jonë euroamerikan është i palëkundur.

Related posts

BDI: Kush po e mbron Stoilkoviqin? Kuvendi duhet të nxjerrë të vërtetën.

Shkup, 23 shtator 2026 BDI – Konferencë për media Ilir Hasani – Deputet & Anëtar i Kryesisë së Këshillit të Përgjithshëm të…

BDI: Sonte në Tetovë takohen kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti dhe i ASh-së, z. Arben Taravari

Sonte në Tetovë po zhvillohet takimi ndërmjet kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), z. Ali Ahmeti, dhe kryetarit të Aleancës për…

Kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti: Të organizohet referendum popullor për verdiktin e popullit të Kosovës

Në një intervistë për Top News në Shqipëri, kryetari Ahmeti hodhi një tezë të rëndësishme lidhur me verdiktin e popullit të Kosovës…