Takimi Osmani – Cadenbach

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, ka takuar Zëvendës Sekretaren e Përgjithshme të NATO-s për Çështje Politike dhe Politikë të Sigurisë, Bettina Cadenbach, e cila ndodhet në Shkup me rastin e takimit të Drejtorëve të Sigurisë Politike nga Ministritë e Punëve të Jashtme të shteteve anëtare të NATO-s. Në takim, bashkëbiseduesit shkëmbyen mendime për situatën aktuale të sigurisë dhe situatën në Ukrainë. Në të njëjtën kohë, ata iu referuan implikimeve më të gjera të krizës, me fokus të veçantë në situatën e sigurisë në Ballkanin Perëndimor. Në takim u diskutua edhe për Konceptin e ri Strategjik të NATO-s, i cili si dokument i dytë më i rëndësishëm për Aleancën pritet të miratohet në Samitin e ardhshëm të NATO-s në Madrid, në qershor. Në të njëjtën kohë, ministri Osmani shprehu kënaqësinë për takimin e Drejtorëve të sigurisë politike të vendeve anëtare të NATO-s në Shkup, që është edhe një konfirmim i rëndësisë strategjike të Ballkanit Perëndimor për Aleancën. “Në kontekstin e rreziqeve aktuale të sigurisë, perspektivat kredibile euroatlantike dhe evropiane për rajonin janë veçanërisht të rëndësishme, procese që kanë një efekt transformues afatgjatë dhe kontribuojnë në ruajtjen e sigurisë dhe stabilitetit”, përfundoi Osmani.

Related posts

Kryetari Ahmeti priti Presidentin Begaj në selinë e BDI-së

Tetovë, 28.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, pati kënaqësinë e veçantë që në selinë e partisë të mirëpresë Presidentin…

Kryetari Ali Ahmeti mirëpriti Presidentin Begaj

Shkup, 26.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, së bashku me bashkëpunëtorë dhe miq, mirëpriti Presidentin e Republikës së Shqipërisë,…

Kryetari Ali Ahmeti takoi ish-Komesarin, z. Johannes Han

Tetovë, 26.02.2026 Kryetari Ali Ahmeti zhvilloi një takim miqësor me z. Johannes Hahn, ish Komisionar Evropian për Buxhet dhe Administratë, si dhe…