Takimi Osmani – Donfried:Dialogu strategjik ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe SHBA-së më 2 qershor

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, sot realizoi takim me Ndihmës Sekretaren amerikane të Shtetit për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike, Karen Donfried, e cila ishte e shoqëruar nga Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit dhe Përfaqësuesi Special i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar. Në takim, Ministri Osmani shprehu mirënjohjen e tij për mbështetjen e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për realizimin e qëllimeve tona strategjike, duke theksuar rolin e rëndësishëm të miqve tanë amerikanë për arritjen e stabilitetit afatgjatë, demokratizimit dhe prosperitetit të vendit dhe rajonit si tërësi. “Sot u dakorduam që të përforcojmë partneritetin tonë strategjik përmes Dialogut të ardhshëm Strategjik ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe ShBA, i cili do të mbahet më 2 qershor, në Uashington. Për ne kjo është nder i veçantë që Maqedonia e Veriut do të bëhet vendi i parë në Ballkanin Perëndimor, i cili do të hap një dialog strategjik me ShBA-të, përmes të cilit do të thellohet partneriteti ynë strategjik dhe më konkretisht do të futet në kornizë bashkëpunimi ynë bilateral”, – theksoi Osmani. Bashkëbiseduesit u dakorduan se lufta në Ukrainë ka demonstruar nevojë të qartë për sjelljen e një dinamike të re në proceset eurointegruese të vendeve të Ballkanit Perëndimor, me çka do të konfirmohet kredibiliteti i BE-së dhe do të inkurajohen proceset për tejkalimin e dallimeve dhe pajtimit në rajon. “Procesi i zgjerimit të BE-së paraqet politikë të sigurisë dhe për këtë arsye anëtarësimi i rajonit në Union është e një rëndësie thelbësore për sigurinë dhe stabilitetin rajonal dhe evropian. Maqedonia e Veriut është vend evropian dhe partner lojal me progres të konsiderueshëm në proceset reformuese. Prandaj, vlerësojmë se tani është koha e duhur që Bashkimi Evropian ta përmbushë pjesën e tij të detyrës dhe të zhbllokojë procesin tonë të anëtarësimit përmes miratimit të kornizës negociouese dhe mbajtjes së Konferencës së parë Ndërqeveritare gjatë presidencës franceze” – theksoi Osmani. Në takim u bë fjalë edhe për sfidat aktuale të sigurisë, me ç’rast u shpreh dënimi i përbashkët ndaj invazionit ushtarak rus në Ukrainë, si dhe mbështetje dhe solidaritet i fortë me popullin ukrainas.

Related posts

BDI: Kush po e mbron Stoilkoviqin? Kuvendi duhet të nxjerrë të vërtetën.

Shkup, 23 shtator 2026 BDI – Konferencë për media Ilir Hasani – Deputet & Anëtar i Kryesisë së Këshillit të Përgjithshëm të…

BDI: Sonte në Tetovë takohen kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti dhe i ASh-së, z. Arben Taravari

Sonte në Tetovë po zhvillohet takimi ndërmjet kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), z. Ali Ahmeti, dhe kryetarit të Aleancës për…

Kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti: Të organizohet referendum popullor për verdiktin e popullit të Kosovës

Në një intervistë për Top News në Shqipëri, kryetari Ahmeti hodhi një tezë të rëndësishme lidhur me verdiktin e popullit të Kosovës…