Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, sot në kabinetin e tij ka pritur Ambasadoren e Greqisë në vend, Sofia Filipidu.
Në takim, bashkëbiseduesit shprehën kënaqësinë për dinamikën me të cilën po zhvillohen marrëdhëniet mes dy vendeve fqinje, bashkëpunimin e frytshëm në shumë fusha dhe gatishmërinë e ndërsjellë për thellimin e tyre.
Në takim u shkëmbyen mendime për situatën aktuale politike, ku u shqyrtuan edhe masat si dhe aktivitetet, të cilat Qeveria i realizon në drejtim të zbatimit të obligimeve nga Marrëveshja e Prespës.
Mbështetja e pahamendshme e Greqisë për integrimin evropian të vendit, bashkëpunimi në kuadër të Aleancës së NATO-s dhe organizatave të tjera ndërkombëtare si dhe iniciativave rajonale, ishin gjithashtu temë e diskutimeve në takim.