Kryetari Ahmeti përkujton veprimtarët Rexhep Mala e Nuri Berisha në 40 vjetorin e rënies heroike të tyre

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka përkujtuar sot veprimtarët e çështjes kombëtare, Rexhep Mala dhe Nuri Berisha, me rastin e 40 vjetorit të rënies heroike të tyre.

Ahmeti në faqen e tij zyrtare në Facebook shkruan se atdhetarët si Mala e Berisha nuk u mposhtën përballë asnjë sakrificë mizore në burgjet e ish-Jugosllavisë, ndaj si të tillë gjithmonë vazhduan qëndresën hertike për lirinë e Kosovës.

Statusi i plotë:

40 vite më parë, ballë për ballë armikut në Kodrën e Trimave në Prishtinë, ranë heroikisht dy veprimtarët e çështjes kombëtare për lirinë e Kosovës, Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha.

Ata ishin ndër nismëtarët e një rezistence të drejtë heroike, në shërbim të së cilës vendosën të gjithë potencialin intelektual që posedonin.

Kushtrimin e tyre të lirisë nuk arritën ta ndalin dot përndjekjet, burgosjet dhe malltretimet e regjimit jugosllav. 8 vite malltretime mizore nëpër burgjet e Jugosllavisë nuk e mposhtën Rexhep Malën, e bënë më të vendosur që të vazhdojë iniciativat e ndërgjegjësimit dhe veprimit kombëtar për idealin e Kosovës së lirë.

Në çdo veprim ne, bashkëveprimtarët e tyre kishim në mendje e zemër vizionin dhe trimërinë e Rexhepit dhe Nuhiut, aty gjenim forcën për të vazhduar përpara qëndresën tonë heroike.

Qoftë i përjetshëm kujtimi për Rexhep Malën, Nuhi Berishën dhe të gjithë të rënët për lirinë e Kosovës!

LAVDI!

https://www.facebook.com/photo/?fbid=911530747007715&set=a.465898708237590
Related posts

BDI: Kush po e mbron Stoilkoviqin? Kuvendi duhet të nxjerrë të vërtetën.

Shkup, 23 shtator 2026 BDI – Konferencë për media Ilir Hasani – Deputet & Anëtar i Kryesisë së Këshillit të Përgjithshëm të…

BDI: Sonte në Tetovë takohen kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti dhe i ASh-së, z. Arben Taravari

Sonte në Tetovë po zhvillohet takimi ndërmjet kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), z. Ali Ahmeti, dhe kryetarit të Aleancës për…

Kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti: Të organizohet referendum popullor për verdiktin e popullit të Kosovës

Në një intervistë për Top News në Shqipëri, kryetari Ahmeti hodhi një tezë të rëndësishme lidhur me verdiktin e popullit të Kosovës…