Universiteti “Nënë Tereza” pronar legjitim i objektit të ri dhe shkollë e re për Çiflikin e Sopishtës, Grubi bën publike vendime të rendësishme të Qeverisë

Në seancën e sotme qeveritare është miratuar vendimi që Universiteti “Nënë Tereza” të jetë pronar i objekteve në ish-kazermën e Shkupit.

Lajmin e ka bërë publik zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi në faqen e tij zyrtare në Facebook.

Njoftimi i plotë:

Universiteti “Nëna Terezë” nga sot është pronar i objekteve në ish kazermën “Ilinden”!

Sot edhe zyrtarisht në seancë të Qeverisë ia kaluam Universitetit “Nënë Tereza” pronësinë e disa prej objekteve në ish kazermën “Ilinden”, ku së shpejti do të vendoset kampusi universitar.

Aktualisht në objektet në fjalë po zhvillohet punime për adaptimin dhe pajisjen e tyre për nevojat e kuadrit mësimor – shkencor dhe studentët, për çka Qeveria ka ndarë mjete përmes Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës.

Fëmijët e fshatrave Çiflik, Sveta Petkë dhe Patishka Rekë do të bëhen me shkolle të re, ky është vendimi i miratuar sot në seancën qeveritare.

Lajmin e ka bërë të ditur për opinionin zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi, i cili në një postim në faqen e tij zyrtare në Facebook jep dhe detaje më të konkretizuara për projektin.

Statusi i plotë:

Po e bëjmë realitet kërkesën e banorëve të fshatrave Çiflik, Sveta Petkë dhe Patishka Rekë për themelimin e një shkolle të re fillore në gjuhën shqipe.

Në seancën e sotme të Qeverisë dhamë mendim pozitiv për ndarjen e shkollës ekzistuese fillore “Draga Stojanovska” në fshatin Rakotincë dhe themelimin e shkollës së re fillore “Dituria” në fshatin Çiflik, në përbërje të së cilës do të jenë edhe shkollat e rajonit në fshatin Sveta Petkë dhe Patishka Rekë.

Mësimi do të zhvillohet në objektet ekzistuese që i plotësojnë të gjitha standardet për mbarëvajtje të procesit edukativo – arsimor, për çka janë siguruar edhe mësimdhënës për të gjitha lëndët nga grupi klasor dhe mësimi lëndor.

Related posts

Kryetari Ahmeti priti Presidentin Begaj në selinë e BDI-së

Tetovë, 28.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, pati kënaqësinë e veçantë që në selinë e partisë të mirëpresë Presidentin…

Kryetari Ali Ahmeti mirëpriti Presidentin Begaj

Shkup, 26.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, së bashku me bashkëpunëtorë dhe miq, mirëpriti Presidentin e Republikës së Shqipërisë,…

Kryetari Ali Ahmeti takoi ish-Komesarin, z. Johannes Han

Tetovë, 26.02.2026 Kryetari Ali Ahmeti zhvilloi një takim miqësor me z. Johannes Hahn, ish Komisionar Evropian për Buxhet dhe Administratë, si dhe…