Vendosen marrëdhënie diplomatike me Afrikën e Jugut

Ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, së bashku me Ministrin e Punëve të Jashtme të Afrikës së Jugut, Naledi Pandor, nënshkruan komunikatë të përbashkët për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike ndërmjet dy vendeve, në kuadër të seancës së 78-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork.

“Vendosja e marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Afrikës së Jugut i konfirmon zotimet tona për të ndërtuar marrëdhënie miqësore dhe partneritete me vendet gjeografikisht të largëta. Hapja e një kapitulli të ri në marrëdhëniet dypalëshe mes dy vendeve ofron mundësi shtesë për zhvillimin e lidhjeve ekonomike dhe të biznesit, si dhe për forcimin e bashkëpunimit në nivel shumëpalësh”, theksoi Osmani.

Akti i zyrtarizimit të miqësisë ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Afrikës së Jugut paraqet bazë të mirë për zhvillimin e bashkëpunimit në një sërë fushash si kultura, turizmi, shëndetësia, si dhe për ndërtimin e kornizës kontraktuale.

Afrika e Jugut është vendi i 182-të me të cilin Maqedonia e Veriut ka vendosur marrëdhënie diplomatike.

Related posts

Kryetari Ahmeti priti Presidentin Begaj në selinë e BDI-së

Tetovë, 28.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, pati kënaqësinë e veçantë që në selinë e partisë të mirëpresë Presidentin…

Kryetari Ali Ahmeti mirëpriti Presidentin Begaj

Shkup, 26.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, së bashku me bashkëpunëtorë dhe miq, mirëpriti Presidentin e Republikës së Shqipërisë,…

Kryetari Ali Ahmeti takoi ish-Komesarin, z. Johannes Han

Tetovë, 26.02.2026 Kryetari Ali Ahmeti zhvilloi një takim miqësor me z. Johannes Hahn, ish Komisionar Evropian për Buxhet dhe Administratë, si dhe…