Zëvendës drejtori Dehari: Të ruajmë pyjet tona, aksion për vetëdijësimin e qytetarëve

Më datë 14.07.2022 pjesëtarët e shërbimit pyjor nga SHPSF Leshnicë – Tetovë në pikëpagesën e Zhelinës, kanë realizuar aksionin për shpërndarjen e fletushkave nga PP Pyjet Kombëtare dhe Ministria e Punëve të Brendshme, me moton: Flakët janë të pandalshme dhe djegia e pyjeve është krim.

Pyjet janë pasuria jonë më e madhe. Ata marrin frymë për ne dhe krijojnë oksigjenin shumë të nevojshëm, ata janë shtëpia dhe streha e gjithë jetës së kafshëve dhe bimëve.
Pyjet janë pjesë e jetës sonë të përditshme dhe na ofrojnë siguri, energji dhe bazë për të krijuar gjithçka, nga një fletë e thjeshtë letre deri te një çati mbi kokë. Pyjet janë zjarri që na ngroh në netët e ftohta të dimrit dhe hija që na mbron nga dielli i nxehtë i verës.

Ata janë cikli ynë i jetës, ato që na çojnë përpara, janë pasuria jonë më e vlefshme dhe imagjinoni se si do të ishte pa to.

Aksione të tilla dhe të ngjashme në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Brendshme do të kryhen në një numër më të madh lokacionesh në territorin e vendit tonë, kështu informon Zëvendës drejtori i NP Pyjet Nacional, Berat Dehari.

Të ruajmë pyjet tona nga zjarret!

Related posts

BDI: Kush po e mbron Stoilkoviqin? Kuvendi duhet të nxjerrë të vërtetën.

Shkup, 23 shtator 2026 BDI – Konferencë për media Ilir Hasani – Deputet & Anëtar i Kryesisë së Këshillit të Përgjithshëm të…

BDI: Sonte në Tetovë takohen kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti dhe i ASh-së, z. Arben Taravari

Sonte në Tetovë po zhvillohet takimi ndërmjet kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), z. Ali Ahmeti, dhe kryetarit të Aleancës për…

Kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti: Të organizohet referendum popullor për verdiktin e popullit të Kosovës

Në një intervistë për Top News në Shqipëri, kryetari Ahmeti hodhi një tezë të rëndësishme lidhur me verdiktin e popullit të Kosovës…