ZVKM i parë Grubi takoi ambasadoren Gjermane Holstein: Jemi gati për fillim të negociatave me BE

Zëvendëskryeministri i parë dhe Ministër për Sistem Politik dheMarrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, z.Artan Grubi e realizoi sot takimin eparë me Ambasadoren e Republikës Federale të Gjermanisë znj. AnkeHolstein.Ambasadorja Holstein, e uroi z.Grubi për formimin e qeverisë dhe përpostin të cilin ai do ta ushtrojë duke i dëshiruar sukses në realizimine synimeve.Znj.Holstein gjatë takimit me zëvendëskryeministrin e parë z.Artan Grubinuk mbeti pa përmendur edhe rëndësinë e qeverisë për të menaxhuarsituata të krizave siç është kjo tani me COVID-19.Znj. Holstein gjithashtu potencoi se Berlini zyrtar do të përkrahëMaqedoninë e Veriut në rrugën e saj evropiane dhe në zbatimin ereformave që nevojiten në realizimin e këtij qëllimi, përfshirë edheçeljen e negociatave për anëtarësim.Nga ana e tij zëvendëskryeministri i parë z.Artan Grubi falënderoiambasadoren gjermane për urimet e sinqerta dhe përkrahjen e vazhdueshmetë shtetit gjerman, duke nënvizuar këtu se Qeveria e re e Maqedonisë sëVeriut vazhdon të mbetet e përkushtuar në rrugën e saj drejt BashkimitEvropian dhe zbatimin e reformave, në veçanti në sferën e drejtësisë.Grubi para ambasadores gjermane gjithashtu përsëriti qëndrimin se nëvend duhet të mbizotërojë harmoni politike funksionale me qëllim që tëmerren vendime të drejta dhe të mira të cilat do të shfaqin një fytyrëtë re të qeverisjes. Ai gjithashtu tha se kjo garniturë e re qeveritaredo të bëj të pamundurën që njëherë e mirë të çrrënjos korrupsionin.Z.Grubi gjatë takimit me ambasadoren gjermane premtoi se sizëvendëskryeministër i parë dhe Ministër për Sistem Politik dheMarrëdhënie Ndërmjet Bashkësive do të punojë për raporte të mirandëretnike dhe kohezion shoqëror për të gjithë qytetarët e Maqedonisë sëVeriut.Bashkëbiseduesit, znj.Holstein dhe z.Grubi shkëmbyen mendime edhe përtema tjera politike në vend dhe rajon.

Related posts

Reagim plotësues nga Bashkimi Demokratik për Integrim lidhur me incidentet e fundit

Bashkimi Demokratik për Integrim dënon ashpër edhe aktin e djegies së flamurit shqiptar, që përbën një sulm të drejtpërdrejtë ndaj simboleve dhe…

Ali Ahmeti uron 28 nëntorin: Përjetësi Shqipërisë dhe shqiptarëve!

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka uruar kombin shqiptar me rastin e 28 nëntorit duke thënë që liria nuk…

Ali Ahmeti takon shoqatat e shqiptarëve në Kroaci: Mirënjohës Amerikës për jetë të jetëve

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, gjatë qëndrimit të tij në Kroaci, ka takuar të gjitha shoqatat e shqiptarëve në…