Zv. Kryeministri i parë Grubi pranoi urata nga frontmeni i fushatës për barabarësi Naser Zyberi

Zv. Kryeministri i parë Grubi pranoi urata nga frontmeni i fushatës përbarabarësi Naser ZyberiZëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem Politik dheMarrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, z.Artan Grubi në kabinetin e tij sotpriti frontmenin apartiak të fushatës dhe idesë së z. Ahmeti përbarabarësi në Republikën e Maqedonisë së Veriut, z.Naser Zyberi.Opinionisti dhe njohësi i rrethanave politike në vend z.Zyberi, e uroiz.Grubi për emërimin e tij në detyrën e re, duke i dëshiruar suksese nëpunë. Ai gjithashtu gjatë këtij takimi theksoi se është i hapur përbashkëpunim dhe që të gjitha njohurit e tij do t’i vë në dispozicion tësë mirës, funksionalizimit të ministrisë së re dhe perspektivëseuro-atlantike të vendit.Ndërkohë, zëvendëskryeministri i parë Grubi falënderoi për urimin dhepërkrahjen e pa rezervë të Zyberit dhe njëherësh tha se ai është igatshëm dhe vullnetmirë për çdo ide dhe rekomandim nga ana e tij duke eftuar atë të bëhet pjesë aktive e strukturimit.Grubi gjatë këtij takimi gjithashtu tha se çdo përvojë e ofruar nga njëintelektual siç është z.Ziberi është e mirëseardhur kur dihet se aiishte personazhi kryesor i cili gjatë zgjedhjeve të fundit parlamentaredëshmoi se barabarësia në Republikën e Maqedonisë së Veriut nuk dëmtonaskënd por përkundrazi ndihmon në krijimin e një demokracie të shëndoshe cila i nevojitet vendit me qëllim që të bëhet anëtare e BashkimitEvropian.Bashkëbiseduesit u dakorduan që marrëveshja e koalicionit për këtëbashkëqeverisje është faktorizim i theksuar i shqiptarëve në qeverisjegjatë këtij mandati.

Related posts

Kryetari Ahmeti mori pjesë në pritjen e organizuar nga Ambasadori i Zvicrës, Sh.T.Z. Christoph Sommer

Shkup, 2 shtator 2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, mori pjesë në pritjen e organizuar me rastin e…

Kryetari Ahmeti uron 1 shtatorin - fillimin e vitit të ri shkollor

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, uron 1 shtatorin – fillimin e vitit të ri shkollor. Në vazhdim, postimi…

BDI: Qeveria i tërheq 6 milion euro të siguruara për ndërtimin e bulevardit “Hasan Prishtina” mjetet dhe plani ishin gati por kjo qeveri zgjodhi të mos e realizoj ketë projekt

Shkup, 31 gusht 2026 BDI – Konferencë për media Bekim Rexhepi – ish Zëvendës Ministër i Transportit dhe Lidhjeve https://www.facebook.com/share/v/1TM6tRCjv9/?mibextid=wwXIfr Të nderuar…