“50 vjet Frankofoni- këndvështrim nga Maqedonia e Veriut”

Ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani me rastin e shënimit të jubileut- 51 vjet nga themelimi i Organizatës së Frankofonisë, në hapësirat e Ministrisë së Punëve të Jashtme, prezantoi ekspozitën “50 vjet Frankofoni- këndvështrim nga Maqedonia e Veriut”.“Ekspozita, përmes fotografive autentike nga arkivat e Ministrisë, Instituti francez në Shkup dhe institucionet tjera, e tregon traditën e gjuhës frënge të vendit tonë, vendin dhe rolin e gjuhës frënge në shoqërinë tonë, si dhe kultura frankofone, shkëmbim i bazuar mbi traditën e multikulturës dhe realitetit të shumëllojshmërisë së gjuhëve në vendit tonë”, theksoi Osmani, duke shfrytëzuar rastin për ta prezantuar ueb faqen e Ministrisë së Punëve të Jashtme, e cila prej sot ka qasje edhe në gjuhën frënge.Në ekspozitë prezantim kishte edhe Ambasadorja e Republikës së Rumanisë, znj. Adela Monica Axinte, vend i cili i takon familjes së madhe frankofone, ndërsa ishin të pranishëm edhe ambasadorët në vend, anëtarë të Organizatës së Frankofonisë.Ngjarja u përcoll edhe nga ana e z. Erik Pope, Drejtor i Evropës Qendrore dhe Lindore të Organizatës Ndërkombëtare të Frankofonisë, me të cilin Ministri Osmani pati edhe takim të posaçëm ku biseduan për aktivitetet e Republikës së Maqedonisë së Veriut në këtë Organizatë.

Related posts

Kryetari Ahmeti priti ambasadorin e Austrisë, Sh.T.Z. Martin Pammer në selinë e BDI-së

Tetovë, 22 korrik 2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, priti në takim Ambasadorin e Austrisë në Republikën e Maqedonisë…

BDI: Shkelja e Rregullores cënon legjitimitetin e procesit ligjvënës

Shkup, 20 korrik 2026 BDI – Konferencë për media Arbana Pasholli – Deputete & Nënkryetare e BDI-së https://www.facebook.com/share/v/18xuxidQtt/?mibextid=wwXIfr

Dega Likovë mbajti Kuvendin Zgjedhor

Likovë, 19 korrik 2026 Sonte u mbajt Kuvendi Zgjedhor i Degës së BDI-së në Likovë, në praninë e Kryetarit të BDI-së, Ali…