Valdet Xhaferi: BDI këto takime i realizon edhe kur nuk ka zgjedhje, dëgjojmë zërin tuaj

Edhe sot, kryetari i BDI-së Ali Ahmeti i shoqëruar nga bashkëpunëtorë ka vazhduar takimet dhe bashkëbisedimet me qytetarët e komunës së Gostivarit, më saktësisht me ata të Debreshit, Mirditës, Ravenit, Reçanit, Vërtokut dhe Zdunjës.

Para të pranishmëve, përveç kryetarit Ahmeti me fjalë rasti janë drejtuar edhe kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi, zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi, sekretari i përgjithshëm i BDI Faton Ahmeti, kryetari i degës së BDI në Gostivar Valdet Xhaferi si dhe deputetja Vjollca Latifi Ademi.

“Kemi folur shumë unë si kryetar bashkë me të gjithë ekipin e strukturat, jemi në gjendje gatishmërie për të gjithë ju. Këtë jemi munduar ta dëshmojmë gjatë kësaj periudhe dhe do të vazhdojmë ta bëjmë, sepse ky është obligim i dhënë nga lideri dhe borxh ndaj jush. BDI-ja këto takime i realizon edhe kur nuk ka zgjedhje, mundohemi të ndëgjojmë gjithmonë zërin tuaj, po edhe kritikat. Porosi për të gjithë qytetarët, dyert e BDI-së janë të hapura për të gjithë, pavarësisht bindjeve që kemi pasur në të kaluarën. Jemi këtu për t’u shërbyer juve, sepse sytë e veshët nuk i kemi për të  dëgjuar e parë veten por për të dëgjuar hallet dhe obligimet e qytetarëve. Jam i bindur se ne bashkërisht do të dalim faqebardhë”, tha Xhaferi.

Related posts

BDI: Kush po e mbron Stoilkoviqin? Kuvendi duhet të nxjerrë të vërtetën.

Shkup, 23 shtator 2026 BDI – Konferencë për media Ilir Hasani – Deputet & Anëtar i Kryesisë së Këshillit të Përgjithshëm të…

BDI: Sonte në Tetovë takohen kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti dhe i ASh-së, z. Arben Taravari

Sonte në Tetovë po zhvillohet takimi ndërmjet kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), z. Ali Ahmeti, dhe kryetarit të Aleancës për…

Kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti: Të organizohet referendum popullor për verdiktin e popullit të Kosovës

Në një intervistë për Top News në Shqipëri, kryetari Ahmeti hodhi një tezë të rëndësishme lidhur me verdiktin e popullit të Kosovës…