Vjollca Latifi Ademi: Nuk ka alternativë tjetër përveç anëtarësimit në BE

Edhe sot, kryetari i BDI-së Ali Ahmeti i shoqëruar nga bashkëpunëtorë ka vazhduar takimet dhe bashkëbisedimet me qytetarët e komunës së Gostivarit, më saktësisht me ata të Debreshit, Mirditës, Ravenit, Reçanit, Vërtokut dhe Zdunjës.

Para të pranishmëve, përveç kryetarit Ahmeti me fjalë rasti janë drejtuar edhe kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi, zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi, sekretari i përgjithshëm i BDI Faton Ahmeti, kryetari i degës së BDI në Gostivar Valdet Xhaferi si dhe deputetja Vjollca Latifi Ademi.

“Ju jeni dëshmitarë të arritjeve të cilët i gëzojmë. Kryetari nuk na le të merremi me të tjerët, kërkoj ndjesë, të dashur bashkëvendas, jeni dëshmitarë të deklaratave të VMRO-së për Reçicën, më duket si gjeli në maje të plehut, harron mjerani se shqiptarët janë vendimtarë, duke përdorur disa parti të vogla si patericë, i bëj të fala nga këtu, mos të sheh ëndrra me sy çelë. Ëndrrën tonë të përbashkët do ta realizojmë, integrimi në BE nuk ka alternativë”, deklaroi Latifi.

Related posts

Kryetari Ahmeti priti ambasadorin e Austrisë, Sh.T.Z. Martin Pammer në selinë e BDI-së

Tetovë, 22 korrik 2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, priti në takim Ambasadorin e Austrisë në Republikën e Maqedonisë…

BDI: Shkelja e Rregullores cënon legjitimitetin e procesit ligjvënës

Shkup, 20 korrik 2026 BDI – Konferencë për media Arbana Pasholli – Deputete & Nënkryetare e BDI-së https://www.facebook.com/share/v/18xuxidQtt/?mibextid=wwXIfr

Dega Likovë mbajti Kuvendin Zgjedhor

Likovë, 19 korrik 2026 Sonte u mbajt Kuvendi Zgjedhor i Degës së BDI-së në Likovë, në praninë e Kryetarit të BDI-së, Ali…