Bedri Fazliu: Së bashku do vazhdojmë të përkrahim çdo projekt që na dërgon drejt standardeve të BE

Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti sonte ka vazhduar takimin me qytetarët e komunës së Zhelinës. Para të pranishmëve krahas kryetarit Ahmeti, fjalim rasti kanë mbajtur edhe zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi, sekretari gjeneral i BDI Faton Ahmeti, deputeti Bedri Fazliu si dhe kryetari i degës së BDI në Zhelinë, Emir Sulejmani.

Unë do të ndalem tek disa nga sukseset e kësaj qeverie. U përballëm më krizën e pandemisë, me krizën energjetike dhe arritem dhe po arrijme ta menaxhojmë mirë. U bë regjistrimi i popullsisë, përkrahëm rritjen e pagave dhe pensioneve, arritem marrëveshje për pagesat e të punësuar në arsim, përkrahëm projekte nëpër komunat tona për investime infrastrukturore, bujqësre, menaxhim me mbeturina e depone si dhe investime të tjera. Buxheti i këtij viti është akoma më shpesdhënës, ndaj së bashku do të vazhdojmë të përkrahim çdo projekt që na dërgon drejt standardëve të Bashkimit Europian. Vendi është anëtar i plotë në NATO, ndaj si deputet jam krenar që kam votuar shumë ligje të ndryshme, përfshirë dhe miratimin e propozimit francez, ndaj kjo rrugë duhet të vazhdoj sepse sjell investime dhe stabilitet ekonomik në vendin tonë, tha Fazliu.

Related posts

Kryetari Ahmeti mori pjesë në pritjen e organizuar nga Ambasadori i Zvicrës, Sh.T.Z. Christoph Sommer

Shkup, 2 shtator 2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, mori pjesë në pritjen e organizuar me rastin e…

Kryetari Ahmeti uron 1 shtatorin - fillimin e vitit të ri shkollor

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, uron 1 shtatorin – fillimin e vitit të ri shkollor. Në vazhdim, postimi…

BDI: Qeveria i tërheq 6 milion euro të siguruara për ndërtimin e bulevardit “Hasan Prishtina” mjetet dhe plani ishin gati por kjo qeveri zgjodhi të mos e realizoj ketë projekt

Shkup, 31 gusht 2026 BDI – Konferencë për media Bekim Rexhepi – ish Zëvendës Ministër i Transportit dhe Lidhjeve https://www.facebook.com/share/v/1TM6tRCjv9/?mibextid=wwXIfr Të nderuar…