Osmani në takim me delegacionin parlamentar të Izraelit

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, sot, realizoi takim me delegacionin parlamentar të Izraelit në përbërje: Hamid Amar, kryetar i grupit parlamentar për miqësi dhe bashkëpunim me Maqedoninë e Veriut dhe Tsega Melaku, anëtare e grupit parlamentar të Knesetit.

Në takim u përshëndetën marrëdhëniet miqësore ndërmjet dy vendeve, ndërsa u bisedua edhe për thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit me theks të veçantë në dimensionin parlamentar.

Krahas këtyre temave, fokusi u vendos në shënimin e 80-vjetorit të deportimit të hebrenjve maqedonas në kampin nazist Treblinka në vitin 1943, që këtë vit shënohet me më shumë ngjarje komemorative.

Njëherit, Osmani e theksoi rëndësinë e anëtarësimit të plotë të Maqedonisë së Veriut në Aleancën Ndërkombëtare për Përkujtimin e Holokaustit “IHRA”, si konfirmim i qartë i përkushtimit të vendit jo vetëm në përkujtimin, edukimin dhe kërkimin e holokaustit, por edhe në luftën globale kundër antisemitizmit dhe aktiviteteve të përgjithshme për avancimin e jetës së përfaqësuesve të komunitetit hebre në mbarë botën.

Related posts

Kryetari Ahmeti priti ambasadorin e Austrisë, Sh.T.Z. Martin Pammer në selinë e BDI-së

Tetovë, 22 korrik 2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, priti në takim Ambasadorin e Austrisë në Republikën e Maqedonisë…

BDI: Shkelja e Rregullores cënon legjitimitetin e procesit ligjvënës

Shkup, 20 korrik 2026 BDI – Konferencë për media Arbana Pasholli – Deputete & Nënkryetare e BDI-së https://www.facebook.com/share/v/18xuxidQtt/?mibextid=wwXIfr

Dega Likovë mbajti Kuvendin Zgjedhor

Likovë, 19 korrik 2026 Sonte u mbajt Kuvendi Zgjedhor i Degës së BDI-së në Likovë, në praninë e Kryetarit të BDI-së, Ali…