Osmani- Liminski: Intensifikojmë bashkëpunimin në fushën e biznesit me Rajnën Veriore- Vestfalia

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, ka zhvilluar sot takim me Ministrin e Çështjeve Federale, Europiane dhe Ndërkombëtare dhe të Medieve të Krahinës Federale Gjermane të Rajnës Veriore-Vestfalia, Natanael Liminski.

Në takim, Ministri Osmani e përshëndeti bashkëpunimin e shkëlqyer me krahinën më të madhe federale gjermane të Rajnës Veriore-Vestfalia, i cili u zyrtarizua me nënshkrimin e Deklaratës së Përbashkët për Bashkëpunim ndërmjet Qeverive të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Rajnës Veriore-Vestfali, në shkurt të vitit 2021, e cila padyshim e pasuron bashkëpunimin e përgjithshëm bilateral dhe lidhjet miqësore me Gjermaninë.

Ministri Osmani nënvizoi se bashkëpunimi ekonomik me këtë krahinë, e cila është selia kapaciteteve të shumta kryesore industriale dhe afariste, ka peshë të konsiderueshme në bashkëpunimin e përgjithshëm ekonomik me RF të Gjermanisë dhe po zhvillohet në trend rritës me theks në praninë e kompanive si Gereshaimer, Kostal Grup Kromberg dhe Shubert në tregun tonë.

“Bashkëpunimi intensiv programor me Rajnën Veriore-Vestfalia është i një rëndësie të veçantë dhe ne e vlerësojmë shumë duke pasur parasysh qëllimin e tij, nëpërmjet modernizimit të strukturave vendore ekonomike, për t’i rezistuar presionit të migrimit”, theksoi Ministri.

Ministri Liminski shprehu kënaqësinë e tij për bashkëpunimin e deritanishëm me bindjen se do të intensifikohet si politikisht ashtu edhe ekonomikisht, veçanërisht me bashkëpunimin tashmë të krijuar afarist dhe me kompanitë që tashmë me sukses punojnë në Maqedoninë e Veriut. Ai theksoi veçanërisht projektin e trajnimit të 30 studentëve të rinj, i cili është kyç për profilizimin e tyre si profesionistë në të ardhmen, me të cilin ata do të bartin përvojën e tyre në Maqedoninë e Veriut dhe do të bëhen urë për bashkëpunim ndërmjet ekonomive të dy vendeve.

Bashkëbiseduesi gjerman e rikonfirmoi mbështetjen për përshpejtimin e negociatave të vendit tonë me Bashkimin Europian dhe miratimin sa më të shpejtë të ndryshimeve kushtetuese, në mënyrë që Maqedonia e Veriut të fillojë hapjen e kapitujve në procesin e negociatave me Bashkimin Europian.

Ministrat shkëmbyen mendime edhe për realitetin e ri gjeopolitik, kryesimin tonë me OSBE-në, zhvillimet aktuale politike dhe sfidat e sigurisë në rajonin e Europës Juglindore, si dhe çështje të tjera në fushën e politikës së jashtme dhe të sigurisë.

Related posts

Kryetari Ahmeti priti ambasadorin e Austrisë, Sh.T.Z. Martin Pammer në selinë e BDI-së

Tetovë, 22 korrik 2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, priti në takim Ambasadorin e Austrisë në Republikën e Maqedonisë…

BDI: Shkelja e Rregullores cënon legjitimitetin e procesit ligjvënës

Shkup, 20 korrik 2026 BDI – Konferencë për media Arbana Pasholli – Deputete & Nënkryetare e BDI-së https://www.facebook.com/share/v/18xuxidQtt/?mibextid=wwXIfr

Dega Likovë mbajti Kuvendin Zgjedhor

Likovë, 19 korrik 2026 Sonte u mbajt Kuvendi Zgjedhor i Degës së BDI-së në Likovë, në praninë e Kryetarit të BDI-së, Ali…