Takimi me presidentin austriak, Grubi: Përkrahja në procesin e integrimit europian ka qenë gjithnjë e fuqishme

Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi, shoqëruar nga kryeministri i vendit, Dimitar Kovaçevski si dhe ministra të tjerë kanë pritur në takim presidentin austriak Alexander Van der Bellen.

Grubi në njoftimin e tij në Facebook shkruan se përkrahja e Austrisë ndaj Maqedonisë nuk ka munguar asnjëherë, duke fuqizuar të gjitha vendimet madhore të vendit.

Statusi i plotë:

Bashkë me kryeministrin dhe kolegë të tjerë kemi pritur sot në takim presidentin austriak Alexander Van der Bellen, i cili qëndron për vizitë zyrtare në Shkup.

Përkrahja e Austrisë në procesin e integrimit europian të vendit ka qenë gjithnjë e fuqishme.

Theksova se Republika e Maqedonisë së Veriut gjithnjë është shpërblyer për vendimet e guximshme në vitet e kaluara, andaj dhe hapi i rradhës për ndryshimet kushtetuese do të vulosë të ardhmën europiane të qytetarëve dhe vendit tonë.

https://www.facebook.com/photo/?fbid=768964097926444&set=pcb.768964124593108
Related posts

Kryetari Ahmeti priti Presidentin Begaj në selinë e BDI-së

Tetovë, 28.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, pati kënaqësinë e veçantë që në selinë e partisë të mirëpresë Presidentin…

Kryetari Ali Ahmeti mirëpriti Presidentin Begaj

Shkup, 26.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, së bashku me bashkëpunëtorë dhe miq, mirëpriti Presidentin e Republikës së Shqipërisë,…

Kryetari Ali Ahmeti takoi ish-Komesarin, z. Johannes Han

Tetovë, 26.02.2026 Kryetari Ali Ahmeti zhvilloi një takim miqësor me z. Johannes Hahn, ish Komisionar Evropian për Buxhet dhe Administratë, si dhe…