Bekteshi: Çmimet e importit të pemëve dhe perimeve janë rritur deri në 30%, janë korrigjuar disa nga çmimet e ngrira

Me propozim të Ministrisë së Ekonomisë, në seancën e sotme, Qeveria ka miratuar ndryshimin e Vendimit për përcaktimin e çmimeve më të larta të pemëve dhe perimeve në tregtinë me pakicë.

Ministria e Ekonomisë, në bazë të konsultimeve me importuesit më të mëdhenj të pemëve dhe perimeve në Republikën e Maqedonisë së Veriut, si dhe duke marrë parasysh të dhënat e fundit nga Drejtoria e doganave, ka konstatuar se çmimi i importit të disa llojeve të pemëve dhe perimeve është rritur, për shkak të festave të ardhshme.

 “Pas konsultimeve me importuesit e pemëve dhe perimeve dhe me përfaqësuesit e Odës Ekonomike të Maqedonisë së Veriut që i zhvilluam javën e kaluar dhe sipas të dhënave të ofruara nga Drejtoria e doganave, konstatuam rritje të çmimeve të importit deri në 30%, veçanërisht për domate, tranguj dhe fasule. Kontrollet e inspektimeve dhe institucioneve kompetente do të vazhdojnë edhe në periudhën në vijim me qëllim që të mos dëmtohen qytetarët, Buxheti i Shtetit, si dhe të shtypet ekonomia gri dhe të bëhet më konkurrues prodhimi vendorë”, tha ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, duke sqaruar vendimin e fundit të Qeverisë.

Sipas vendimit, çmimet e reja më të larta për pemët dhe perimet janë: deri në 95 denarë për kilogram domate të freskëta, deri në 95 denarë për kilogram tranguj të freskët, deri në 70 denarë për kilogram qepë, deri në 100 denarë për kilogram speca të gjelbër të freskët, deri në 95 denarë për kilogram fasule, deri në 110 denarë për kilogram thjerrëza, deri në 75 denarë për kilogram banane, deri në 60 denarë për kilogram portokall, deri në 65 denarë për kilogram mandarina dhe deri në 60 denarë për kilogram limon. Në rastin e lulelakrës hiqet kufizimi për çmimin më të lartë.

Ky kufizim i çmimeve më të larta të frutave dhe perimeve në tregtinë me pakicë mbetet i vlefshëm deri më 30 prill 2023.

Related posts

Ali Ahmeti priti ambasadorin italian Silvestri: Ndërhyrja ndaj gjuhës shqipe dhe Marrëveshjes së Ohrit rëndon situatën

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, sot  në Tetovë,  priti ambasadorin e Italisë në vendin tonë z. Andrea Silvestri. …

30 vjetori i UÇK-së, Ahmeti: Tre shkronjat e arta sollën kthesën historike në fatin e kombit shqiptar

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti ka qëndruar në Prishtinë së bashku me veprimtarë të çështjes kombëtare e atdhetarë kanë…

Gjuha shqipe është vija që nuk duhet dhe nuk guxon të kapërcehet!

Teksa afrohet dita e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për rishikimin e Ligjit për Gjuhët, Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) paralajmëron edhe një…