Takimi me Rubin/ Grubi: Përmes strategjive mbrojmë vendin dhe qytetarët nga dezinformatat

Zëvendës kryeministri i parë Artan Grubi sot ka pritur në takim delegacionin e SHBA të udhëhequr nga James Rubin.

Fokusi i bisedës ishte lufta kundër dezinformatave që cënojnë demokracinë dhe sigurinë nacionale në mbarë botën, si dhe mundësia e bashkëpunimit për t’u përballur me kërcënimet në hapësirën informative në mbarë Ballkanin Perëndimor, ka shkruar Grubi pas takimit.

Postimi i plotë:

Sot bashkë me Kryeministrin Kovaçevski dhe kolegët ministra, realizuam takim me delegacionin e SHBA-së të kryesuar nga përfaqësuesi special dhe koordinatori i Qendrës për angazhimin global pranë Departamentit Amerikan të shtetit, z.James Rubin i shoqëruar nga ambasadorja znj. Angela Aggeler.

Fokusi i bisedës ishte lufta kundër dezinformatave që cënojnë demokracinë dhe sigurinë nacionale në mbarë botën, si dhe mundësia e bashkëpunimit për t’u përballur me kërcënimet në hapësirën informative në mbarë Ballkanin Perëndimor.

Theksova se Qeveria gjithnjë e më shumë është duke ndërmarrë strategji të ndryshme për përballje me ndikimin e dëmshëm nga dezinformatat të cilat ndikojnë negativisht tek qytetarët e njëkohësisht dëmtojnë lirinë dhe demokracinë e vendit.

https://www.facebook.com/photo?fbid=775412100614977&set=pcb.775412370614950
Related posts

Kryetari Ahmeti priti ambasadorin e Austrisë, Sh.T.Z. Martin Pammer në selinë e BDI-së

Tetovë, 22 korrik 2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, priti në takim Ambasadorin e Austrisë në Republikën e Maqedonisë…

BDI: Shkelja e Rregullores cënon legjitimitetin e procesit ligjvënës

Shkup, 20 korrik 2026 BDI – Konferencë për media Arbana Pasholli – Deputete & Nënkryetare e BDI-së https://www.facebook.com/share/v/18xuxidQtt/?mibextid=wwXIfr

Dega Likovë mbajti Kuvendin Zgjedhor

Likovë, 19 korrik 2026 Sonte u mbajt Kuvendi Zgjedhor i Degës së BDI-së në Likovë, në praninë e Kryetarit të BDI-së, Ali…