Bekteshi: Çdo investim i cili ndodh nga mërgimtarët në Маqedoninë e Veriut do të mbeshtetet deri në 1 milion euro

“Çdo investim i cili ndodh nga një mërgimtarë në RMV do të mbeshtetet deri në 1 milion euro mjete të pakthyeshme nga Qeveria, me qëllim që mundi dhe sakrifica e tyre të kthehet në vendin e vet” – ka deklaruar ministri Bekteshi, në hapjen solemne të fabrikës për prodhimin e telave dhe tubave të bakrit të kompanisë Multipark Izairi në Kamjan të komunës së Bogovinës.

Rajoni i Pollogut dhe komunat të cilat gravitojnë në këtë rajon mbështeten me mbi 60% më shumë nga po i njejti investim nëse ndodhë në ndonjë rajon tjetër duke filluar nga rajoni i qytetit të Shkupit, si rajon më i zhvilluar.

Bekteshti theksoi se me qëllim tërheqjen e investimeve të huaja por jo vetëm nga kompani të cilat kanë pronësi të huaj por edhe nga bashkëvendasit tanë të cilët jetojnë jasht shtetit, me ndryshimet e fundit çdo investim i cili do të ndodhë në Maqedonië e Veriut nga çdo mërgimtar i cili ka punuar dhe vepruar në diasporë 5 vitet paraprake do të mbështetet me 15% shtesë e cila i takon një kompanie të huaj e cila nuk ka pronësi nga një shtetas apo bashëkombas.

“Ne si Qeveri këtë kompani do ta kemi prioritet për ta marrë si shembull që duhet ndiqet nga ato të cilët mund ta bëjnë të njejtën. I uroj sukses kompanisë Multipark Izairi dhe të mos ndalemi këtu por të zhvillojmë kapacitetet ekzistuese dhe se përkrahja jonë nuk do të mungojë asnjëherë” – ka deklaruar Bekteshi.

Related posts

BDI: Kush po e mbron Stoilkoviqin? Kuvendi duhet të nxjerrë të vërtetën.

Shkup, 23 shtator 2026 BDI – Konferencë për media Ilir Hasani – Deputet & Anëtar i Kryesisë së Këshillit të Përgjithshëm të…

BDI: Sonte në Tetovë takohen kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti dhe i ASh-së, z. Arben Taravari

Sonte në Tetovë po zhvillohet takimi ndërmjet kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), z. Ali Ahmeti, dhe kryetarit të Aleancës për…

Kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti: Të organizohet referendum popullor për verdiktin e popullit të Kosovës

Në një intervistë për Top News në Shqipëri, kryetari Ahmeti hodhi një tezë të rëndësishme lidhur me verdiktin e popullit të Kosovës…