Sot, Zëvendës ministri për trasoprt dhe lidhje Bekim Rexhepi morri pjesë në konsultimin përfundimtar për draft Strategjinë Nacionale për të drejtat e personave me aftësi të kufizuar të organizuar nga Trupi koordinativ nacional për implementimin e Konvetës të OKB-së për të drejatat e personave me aftësi të kufizuar dhe Ministrisë për punë dhe politik sociale.
Zv/ Ministri Rexhepi theksoi se projektet që do të implementohen, do te perfshijnë masa për sigurimin e qasjes dhe sigurisë për të gjithë shfrytëzuesit, duke perfshirë dhe ato me aftësi të kufizuar theksoi Rexhepi.
Zëvendësi Rexhepi më tej tha se në projektet që do finansohen nga IPA III Programi do të kërkohet që në gjitha projektet të aktivitetit ndërtimor, në ndërtimin ose rehabilitimin e infrastrukturës të inkorporohen standartet e Unionit Europian, nga aspekti i qasjes.
Ne si ministri për Transport dhe Lidhje jemi në fazën finale të përgatitjes të Programit Operativ Sektorial për transport nëpërmjet Programit Shumëvjeçar për transport për vitet 2024,2025,2026, 2027 me të cilin do te definohen projektet që do të jenë të finansuara nga ana e EU përmes Programit IPA III.
Projektet që do te implementohen, do te perfshijnë masa per sigurimin e qasjes dhe sigurisë për të gjithë shfrytëzuesit duke perfshirë dhe ato me aftësi të kufizuar.