Lidhja e Prizrenit/ Kryetari Ahmeti: 145 vjet më pas, fryma dhe porositë atdhetare të krerëve të saj janë gjallë

Me rastin e 145 vjetorit të themelit të Lidhjes së Prizrenit, kryetari i BDI Ali Ahmeti ka shkruar se sot kujtojmë me krenari një nga ato ngjarje të bashkimit kombëtar – Lidhjen e Prizrenit të vitit 1878, vazhdimësinë e Besëlidhjes së Lezhës së Skenderbeut që determinoi fatin e ekzistencës sonë kombëtare në çastet vendimtare.

Rrënjët e identitetit tonë kombëtar kanë qëndruar të paprekura falë besëlidhjeve dhe qëndresës kombëtare që bashkonin kokat e ndritura të kombit dhe pushkët e trimave për lirinë e tokave shqiptare.

Sot kujtojmë me krenari një nga ato ngjarje të bashkimit kombëtar – Lidhjen e Prizrenit të vitit 1878, vazhdimësinë e Besëlidhjes së Lezhës së Skenderbeut që determinoi fatin e ekzistencës sonë kombëtare në çastet vendimtare.

145 vjet më pas, fryma e kësaj lidhje dhe porositë atdhetare të krerëve të saj janë gjallë, udhërrëfyes i padiskutueshëm i unitetit kombëtar të së sotmes.

https://www.facebook.com/photo/?fbid=798956278265163&set=a.465898708237590
Related posts

Kryetari Ahmeti priti ambasadorin e Austrisë, Sh.T.Z. Martin Pammer në selinë e BDI-së

Tetovë, 22 korrik 2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, priti në takim Ambasadorin e Austrisë në Republikën e Maqedonisë…

BDI: Shkelja e Rregullores cënon legjitimitetin e procesit ligjvënës

Shkup, 20 korrik 2026 BDI – Konferencë për media Arbana Pasholli – Deputete & Nënkryetare e BDI-së https://www.facebook.com/share/v/18xuxidQtt/?mibextid=wwXIfr

Dega Likovë mbajti Kuvendin Zgjedhor

Likovë, 19 korrik 2026 Sonte u mbajt Kuvendi Zgjedhor i Degës së BDI-së në Likovë, në praninë e Kryetarit të BDI-së, Ali…