Kryetari Ahmeti takoi edhe përfaqësuesin special të Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Stuart Peach

Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti në kuadër të punimeve të PFD ka takuar sot edhe përfaqësuesin special të Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, z. Stuart Peach.

Potencuam rëndësinë e ruajtjes së stabilitetit rajonal, përforcimit të politikave të fqinjësisë së mirë dhe vazhdimit të dialogut për zgjidhjen e kontesteve që janë predispozitat bazë për ardhmërinë tonë europiane, ka theksuar kryetari Ahmeti pas takimit.

Ishte kënaqësi që në kuadër të Prespa Forum Dialogue të bashkëbisedoja për situatën aktuale në vend dhe në rajon me përfaqësuesin special të Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, z. Stuart Peach.

Potencuam rëndësinë e ruajtjes së stabilitetit rajonal, përforcimit të politikave të fqinjësisë së mirë dhe vazhdimit të dialogut për zgjidhjen e kontesteve që janë predispozitat bazë për ardhmërinë tonë europiane.

Shpreha mirënjohjen time ndaj mbështetjes konsistente të Mbretërisë së Bashkuar në proceset më vitale të zhvillimit demokratik të vendit.

https://www.facebook.com/photo/?fbid=801909694636488&set=pcb.801910944636363
Related posts

Kryetari Ahmeti priti ambasadorin e Austrisë, Sh.T.Z. Martin Pammer në selinë e BDI-së

Tetovë, 22 korrik 2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, priti në takim Ambasadorin e Austrisë në Republikën e Maqedonisë…

BDI: Shkelja e Rregullores cënon legjitimitetin e procesit ligjvënës

Shkup, 20 korrik 2026 BDI – Konferencë për media Arbana Pasholli – Deputete & Nënkryetare e BDI-së https://www.facebook.com/share/v/18xuxidQtt/?mibextid=wwXIfr

Dega Likovë mbajti Kuvendin Zgjedhor

Likovë, 19 korrik 2026 Sonte u mbajt Kuvendi Zgjedhor i Degës së BDI-së në Likovë, në praninë e Kryetarit të BDI-së, Ali…