Kryetari Ahmeti takoi edhe Lajçak: Nevojë imediate e normalizimit të marrëdhënieve dhe rikthimit të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë

Kryetari i BDI Ali Ahmeti sot në Strugë ka takuar edhe përfaqësuesin special të BE për Kosovën, Miroslav Lajçak.

Diskutuam mbi situatën e tensionuar në raportet mes Kosovës dhe Serbisë duke shprehur nevojën imediate të normalizimit të marrëdhënieve dhe rikthimit të dialogut mes të dyja palëve, ka thënë kryetari Ahmeti pas takimit.

Kënaqësi të takoja sot në Prespa Forum Dialogue të dërguarin e Bashkimit Europian në dialogun Kosovë – Serbi, z. Miroslav Lajçak.

Diskutuam mbi situatën e tensionuar në raportet mes Kosovës dhe Serbisë duke shprehur nevojën imediate të normalizimit të marrëdhënieve dhe rikthimit të dialogut mes të dyja palëve.

Përgëzova z. Lajçak për rolin e deritanishëm në vendosjen e urave të komunikimit mes të dyja vendeve dhe e inkurajova të vazhdojë me punën e sinqertë deri në zgjidhjen përfundimtare të kontestit përmes njohjes së ndërsjelltë.

https://www.facebook.com/photo/?fbid=801990257961765&set=pcb.801990547961736
Related posts

Kryetari Ahmeti priti ambasadorin e Austrisë, Sh.T.Z. Martin Pammer në selinë e BDI-së

Tetovë, 22 korrik 2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, priti në takim Ambasadorin e Austrisë në Republikën e Maqedonisë…

BDI: Shkelja e Rregullores cënon legjitimitetin e procesit ligjvënës

Shkup, 20 korrik 2026 BDI – Konferencë për media Arbana Pasholli – Deputete & Nënkryetare e BDI-së https://www.facebook.com/share/v/18xuxidQtt/?mibextid=wwXIfr

Dega Likovë mbajti Kuvendin Zgjedhor

Likovë, 19 korrik 2026 Sonte u mbajt Kuvendi Zgjedhor i Degës së BDI-së në Likovë, në praninë e Kryetarit të BDI-së, Ali…