Besimi në Konferencën e ASHAM: BE dhe SHBA janë partnerët tanë të rëndësishëm në zhvillimin e vendit

Si teoria ashtu edhe praktika e deritanishme e vendeve të Evropës Qendrore dhe Lindore treguan se integrimi evropian është katalizator për zhvillimin ekonomik, respektivisht përmirësim në të gjithë parametrat ekonomikë – PBB për banor, investimet e huaja dhe të brendshme, tregtia, përmirësimi i standardeve të jetesës, etj.

Tregu i vetëm evropian prej gjysmë miliardë qytetarësh, qasja në fondet e përbashkëta, si dhe strategjitë e përbashkëta në lidhje me çështjet kyçe janë përfitimet kryesore të anëtarësimit, që do të kontribuojnë drejt konvergjencës më të shpejtë të vendit tonë drejt vendeve të zhvilluara.

Shkenca jep kontribut sinjifikativ në përafrimin e standardeve evropiane, nënvizoi ministri i Financave, Fatmir Besimi, në Konferencën Shkencore të organizuar nga ASHAM-i, Ministria e Financave dhe Sekretariati i Çështjeve Evropiane.

Përcaktimi ynë ka qenë gjithmonë i qartë dhe nuk ka pasur asnjëherë dyshim se është euroatlantik, ndërsa partneriteti strategjik me BE-në dhe SHBA-në është baza e zhvillimit të qëndrueshëm dhe stabil të vendit tonë, si në aspektin demokratik ashtu edhe në atë ekonomik, theksoi ministri i Financave.

Ministri gjithashtu theksoi se konferencat shkencore janë mundësi e shkëlqyer për shfrytëzimin e qasjes dhe rekomandimeve shkencore për përshpejtimin e procesit dhe për vendosjen e pozitave që do jenë në favor të arritjes së pikpësynimeve eurointegruese.

Related posts

Ali Ahmeti priti ambasadorin italian Silvestri: Ndërhyrja ndaj gjuhës shqipe dhe Marrëveshjes së Ohrit rëndon situatën

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, sot  në Tetovë,  priti ambasadorin e Italisë në vendin tonë z. Andrea Silvestri. …

30 vjetori i UÇK-së, Ahmeti: Tre shkronjat e arta sollën kthesën historike në fatin e kombit shqiptar

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti ka qëndruar në Prishtinë së bashku me veprimtarë të çështjes kombëtare e atdhetarë kanë…

Gjuha shqipe është vija që nuk duhet dhe nuk guxon të kapërcehet!

Teksa afrohet dita e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për rishikimin e Ligjit për Gjuhët, Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) paralajmëron edhe një…