Kryeparlamentari Xhaferi informoi për aktivitetet e muajit gusht gjatë takimit me gazetarë

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, në brifingun e sotëm të rregullt mujor me raportuesit parlamentar, informoi për aktivitetet e planifikuara në dhomën ligjvënëse gjatë muajit të ardhshëm. Gazetarët kishin mundësi ti parashtrojnë pyetjet me interes për publikun, ndërsa Kryetari Xhaferi ishte si edhe gjithmonë i hapur dhe transparent në përgjigjet e veta.

Ai paralajmëroi se Kuvendi këtë vit është bartës i aktiviteteve në Krushevë dhe në Meçkin Kamen për shënimin e festës shtetërore – 2 Gushti, Ilindeni.

Kryetari Xhaferi paralajmëroi edhe se të hënën do të mbahet koordinimi i rregullt në Kuvend për të përcaktuar aktivitetet organizative për muajin e ardhshëm, respektivisht, pas përfundimit të pushimit kolektiv të parlamentit.

Në lidhje me propozimin për fillimin e ndryshimit të Kushtetutës, i cili këtë javë mori mbështetje nga Komisioni i Çështjeve Kushtetuese, Xhaferi përsëriti se seanca plenare do të fillojë më 18 gusht dhe se në parim mund të zgjasë 10 ditë pune. Akti i votimit, siç sqaroi, nuk është i ndërlidhur me ditën e fundit të debatit për propozimin për fillimin e ndryshimeve kushtetuese.  Në takim, përfaqësuesve të mediumeve ju nda Pasqyra përmbledhëse gjashtëmujore e aktiviteteve të Kryetarit Xhaferi për periudhën janar-qershor 2023 në gjuhën maqedonase dhe shqipe, a u informuan edhe për linkun e versionit të gjatë të raportit të publikuar në faqen e internetit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Related posts

Kryetari Ahmeti priti ambasadorin e Austrisë, Sh.T.Z. Martin Pammer në selinë e BDI-së

Tetovë, 22 korrik 2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, priti në takim Ambasadorin e Austrisë në Republikën e Maqedonisë…

BDI: Shkelja e Rregullores cënon legjitimitetin e procesit ligjvënës

Shkup, 20 korrik 2026 BDI – Konferencë për media Arbana Pasholli – Deputete & Nënkryetare e BDI-së https://www.facebook.com/share/v/18xuxidQtt/?mibextid=wwXIfr

Dega Likovë mbajti Kuvendin Zgjedhor

Likovë, 19 korrik 2026 Sonte u mbajt Kuvendi Zgjedhor i Degës së BDI-së në Likovë, në praninë e Kryetarit të BDI-së, Ali…