Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka lidhur marrëveshje me Shparkase Banka SHA Shkup për realizimin e pagesave për racionet e subvencionuara të studentëve, e cila mundëson shfrytëzimin ekskluziv të mjeteve,e cila mundëson që mjetet të përdoren ekskluzivisht për sigurimin esubvencionimit të racioneve të shëndetshme për studentët. Në nënshkrimin e protokollit për zbatimin e masës morën pjesë ministri i Arsimit dhe Shkencës Jeton Shaqiri ,kryetarja dhe zëvendëskryetarja e Bordit të Drejtorëve të Sparkase Bank Sanel Kusturica dhe Nina Nedanoska.
„Në vitin e ri akademik, studentët do të marrin mjete financiare në kartelë të dedikuar për pagesë . Kjo është zgjidhja sistematike me të cilën studentët tanë, sidhe kolegët e tyre evropianë marrin mbështetje financiare vetëm për qëllimin për të cilin janë ndarë nga buxheti i Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës – për t’i ndihmuar ata të sigurojnë subvencionimin e racionit të shëndetshëm”, tha ministri Shaqiri.
Të gjithë studentët që do të fitojnë të drejtën e subvencionimittë racionit të shëndetshëm do të duhet të nënshkruajnë marrëveshje me Sparkasse Bankapër hapjen e llogarisë të veçantë, lidhur me kartelëne dedikuar për pagesë për subvencionimin e racionit të shëndetshëm, pavarësisht nëse kanë qenë më parë klientë të Bankës Sparkase.
Studenti nuk do të ketë shpenzime për hapjen e llogarisë, lëshimin dhe mirëmbajtjen e kartelës për pagesë.
Banka Sparkase SHA Shkup ishtezgjedhur në procedurë transparente, me thirrje publike, në përputhje me ndryshimet në Ligjin përSubvencionimineRacionit të Shëndetshëm.
„“Sparkase Bank SHA Shkup,si kompani me përgjegjësi shoqërore i sigurojmë të rinjtë sepse ata janë e ardhmja e shoqërisë maqedonase.Së bashku me MASH, ne ju sigurojmëracion të shëndetshëmpër ndërtimin e shprehive të shëndetshme.
Si bankë evropiane me standarde evropiane ne duam t’u afrojmë përfitimet dhe dobitë nga studentët evropianë të transferuar në shoqërinë tonë”, tha kryetarja e Bordit Drejtues të Sparkase Bank Kusturica..
Racioni i subvencionuar i studentëveështë mbështetje financiare në shumë prej 140 denarë, e dedikuar për blerje të ushqimit të përgatitur dhe studenti mund ta shfrytëzojë nga e hëna deri të shtunën, te personat juridikë që prodhojnë, përgatisin ose shesin ushqim.
Kartela e dedikuar është pjesë e paketës që do të marrë studenti i cili e ka fituar të drejtën e subvencionimit të racionit studentor.
,,Me këtë paketë do t’u mundësojmë studentëve përfitimeshtesë shumë më të mëdha. Studentët do të marrin dy kartela , njëra për blerjen e racionit të shëndetshëmkurse tjetra do të jetë kartela e pagesës Vibe on , me të cilat do të bëhen pjesë e Premium Club-it”, shtoi Kusturica.
Realizimi i subvencionimit të racionit të studentëve si zgjidhje sistematike nënkupton realizimin e angazhimit të Qeverisë dhe Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës për mbështetje më të madhe financiare për të rinjtë. Për këtë masë çdo vit nga buxheti i Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës ndahen mbi 940 milionë denarë.