Drejtori Halili në “Prestige lecture & dinner” në Londër flet për inovacionet dhe zhvillimet e fundit teknologjike

Britania e Madhe është një vend i zhvilluar dhe me traditë të jashtëzakonshme. Nder dhe përgjegjësi, që si i ftuar i Universitetit të Uellsit dhe bordit të IEEE konferencës, të drejtohem përpara një audience të lordëve, diocesave, shkencëtarëve dhe liderëve politikë.

Në “Prestige lecture & dinner” fola për inovacionet dhe zhvillimet e fundit teknologjike në vendin tonë dhe më gjerë. Njëherit identifikuam dhe fushat e mundshme të bashkëpunimit në projekte shkencore, të gjelbërta dhe të ekonomisë cirkulare.Në vazhdim, do të takohemi me startup kompani, akceleratorët digjital, industrinë e automobilëve të Austin Martin dhe shumë entitete të rëndësishme.Njëherit, si “Keynote speaker” do të drejtohemi me prezantim të zhvillimeve të Inteligjencës Artificiale dhe Prologut.Vetëm me rrjetizim dhe partneritet me vendet e zhvilluara mundemi të progresojmë më shpejtë si vend dhe si shoqëri.

https://www.facebook.com/photo?fbid=852265716463896&set=pcb.852265879797213

Related posts

Reagim plotësues nga Bashkimi Demokratik për Integrim lidhur me incidentet e fundit

Bashkimi Demokratik për Integrim dënon ashpër edhe aktin e djegies së flamurit shqiptar, që përbën një sulm të drejtpërdrejtë ndaj simboleve dhe…

Ali Ahmeti uron 28 nëntorin: Përjetësi Shqipërisë dhe shqiptarëve!

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka uruar kombin shqiptar me rastin e 28 nëntorit duke thënë që liria nuk…

Ali Ahmeti takon shoqatat e shqiptarëve në Kroaci: Mirënjohës Amerikës për jetë të jetëve

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, gjatë qëndrimit të tij në Kroaci, ka takuar të gjitha shoqatat e shqiptarëve në…