Osmani – Ageler: SHBA me mbështetje prej mbi katër milionë dollarësh për luftën kundër korrupsionit

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, sot realizoi takim me Ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Angela Ageler.

 Në takim u bisedua për bashkëpunimin në kuadër të Dialogut Strategjik, me ç’rast Osmani shprehu mirënjohje për mjetet shtesë në vlerë prej 4 276 000 dollarësh amerikanë të dedikuara për sundimin e së drejtës dhe zbatimin e ligjeve, të cilat ShBA-të i ofrojnë që nga viti 2012. “Me SHBA-në si partnerin tonë të rëndësishëm strategjik, vazhdojmë të punojmë së bashku dhe me përkushtim për t’i përshpejtuar proceset reformuese në vend, kështu që e vlerësojmë lart mbështetjen e vazhdueshme amerikane në ballafaqimin me sfidat dhe luftën kundër korrupsionit”, tha Osmani. Gjatë takimit, bashkëbiseduesit diskutuan edhe për disa tema nga marrëdhëniet bilaterale, situatën aktuale politike në vend, situatën në Ballkanin Perëndimor, si dhe tema aktuale nga politika ndërkombëtare.

Related posts

Kryetari Ahmeti priti ambasadorin e Austrisë, Sh.T.Z. Martin Pammer në selinë e BDI-së

Tetovë, 22 korrik 2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, priti në takim Ambasadorin e Austrisë në Republikën e Maqedonisë…

BDI: Shkelja e Rregullores cënon legjitimitetin e procesit ligjvënës

Shkup, 20 korrik 2026 BDI – Konferencë për media Arbana Pasholli – Deputete & Nënkryetare e BDI-së https://www.facebook.com/share/v/18xuxidQtt/?mibextid=wwXIfr

Dega Likovë mbajti Kuvendin Zgjedhor

Likovë, 19 korrik 2026 Sonte u mbajt Kuvendi Zgjedhor i Degës së BDI-së në Likovë, në praninë e Kryetarit të BDI-së, Ali…