Osmani takoi Zëvendëspresidentin e Indisë, Dhankar në Nju Delhi

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani e filloi vizitën e tij zyrtare në Indi me një takim me Zëvendëspresidentin e vendit, Jagdeep Dhankar.

 Në takim u përshëndetën marrëdhëniet miqësore mes dy vendeve, si dhe u riafirmuan angazhimet e ndërsjella për forcimin e bashkëpunimit, para së gjithash në fushën e lidhjeve ekonomike dhe rrjetëzimit të biznesit. Njëherit, Osmani theksoi se përkundër prioriteteve tona të politikës së jashtme, rëndësi të veçantë ka intensifikimi i bashkëpunimit dhe shfrytëzimi i potencialeve me vendet e Azisë Qendrore dhe Jugore, veçanërisht me Indinë, me të cilën na lidh Nënë Tereza. “Dallimi në përmasat e dy vendeve, madhësia e popullsisë, si dhe distanca gjeografike, nuk duhet të jetë pengesë për miqësinë e ndërsjellë, marrëdhëniet e mira dypalëshe dhe bashkëpunimin shumëpalësh. Imazhi dhe vepra e Nënë Terezës do të jetë gjithmonë pjesë e historive tona dhe do të mbetet në kujtesën kolektive të vendeve tona” tha Osmani. Ndër tjerash, bashkëbiseduesit shprehën gatishmëri për forcimin e bashkëpunimit parlamentar, avancimin e kornizës kontraktuese si dhe intensifikimin e shkëmbimeve kulturore dhe afrimit mes dy popujve. Osmani përshëndeti dhe përgëzoi arritjen e fundit të Indisë në nivel botëror, me uljen e parë të suksesshme në polin jugor të Hënës si një hap serioz dhe një sukses i madh jo vetëm për popullin indian por edhe për mbarë njerëzimin. Gjatë vizitës zyrtare në Indi, Osmani do të ketë takime me ministrin e Punëve të Jashtme, Subrahmanyam Jaishankar si dhe me përfaqësues të tjerë të lartë të vendit.

Related posts

Kryetari Ahmeti priti ambasadorin e Austrisë, Sh.T.Z. Martin Pammer në selinë e BDI-së

Tetovë, 22 korrik 2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, priti në takim Ambasadorin e Austrisë në Republikën e Maqedonisë…

BDI: Shkelja e Rregullores cënon legjitimitetin e procesit ligjvënës

Shkup, 20 korrik 2026 BDI – Konferencë për media Arbana Pasholli – Deputete & Nënkryetare e BDI-së https://www.facebook.com/share/v/18xuxidQtt/?mibextid=wwXIfr

Dega Likovë mbajti Kuvendin Zgjedhor

Likovë, 19 korrik 2026 Sonte u mbajt Kuvendi Zgjedhor i Degës së BDI-së në Likovë, në praninë e Kryetarit të BDI-së, Ali…