1 shtatori/ Kryetari Ahmeti: Fillojmë vitin e ri shkollor me kushte bashkëkohore për mësim, pasi dija është rruga e sigurtë drejt suksesit

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka uruar të gjithë nxënësit për fillimin e vitit të ri shkollor.

Ahmeti shkruan se çdo shtator sjell frymëzim për madhështinë e dijes dhe edukimit të brezave të rinj, pasi dija është rruga e sigurtë drejt suksesit.Statusi i plotë:Të dashur nxënës,Të nderuar prindër,Të nderuar mësimdhënës,Vetëm përmes dritës së dijes, popujt u kanë mbijetuar sfidave të tjetërsimit dhe kanë arritur shtigjet e përparimit.Arsimimi ka qenë dhe mbetet shtylla e identitetit dhe dinjitetit tonë kombëtar, andaj me rastin e vitit të ri shkollor 2023/2024 ju uroj shëndet, mbarësi dhe shumë suksese në realizimin e aspiratës për proces cilësor edukativo – arsimor.

Çdo shtator është rikujtim frymëzues për madhështinë e misionit të dijes, profesionit të mësuesisë ndër shekuj dhe garancë se rruga e përparimit të vendit nuk do të ndalet.Ky vit i ri shkollor gjen vendin me kushte bashkëkohore të mësimnxënies, edhe më të përkushtuar në shërbim të misionit jetik të dijes.Nxënës të dashur, dija është rruga e vetme e sigurt drejt suksesit, andaj përkushtojuni në këtë rrugëtim, dëgjoni mësimdhënësit dhe prindërit që të jeni në shërbim të ardhmërisë së shëndoshë të vendlindjes suaj.

Related posts

BDI: Kush po e mbron Stoilkoviqin? Kuvendi duhet të nxjerrë të vërtetën.

Shkup, 23 shtator 2026 BDI – Konferencë për media Ilir Hasani – Deputet & Anëtar i Kryesisë së Këshillit të Përgjithshëm të…

BDI: Sonte në Tetovë takohen kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti dhe i ASh-së, z. Arben Taravari

Sonte në Tetovë po zhvillohet takimi ndërmjet kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), z. Ali Ahmeti, dhe kryetarit të Aleancës për…

Kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti: Të organizohet referendum popullor për verdiktin e popullit të Kosovës

Në një intervistë për Top News në Shqipëri, kryetari Ahmeti hodhi një tezë të rëndësishme lidhur me verdiktin e popullit të Kosovës…