Kryeparlamentari Xhaferi priti në takim ambasadorin e ri sloven, Presker

Sot, Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, realizoi takim me ambasadoren e sapoemëruar slloven në Republikën e Maqedonisë së Veriut, SH.T. Gregor Presker.

Në takim u shpreh kënaqësi e ndërsjellë për marrëdhëniet e shkëlqyera bilaterale ndërmjet dy vendeve dhe për bashkëpunimin në dekadat e kaluara. Kryetari Xhaferi drejtoi urime për ambasadorin për emërimin në funksion dhe i uroi sukses në kryerjen e kësaj detyre. U theksua bashkëpunimi intensiv në nivelin politik, përfshirë edhe në nivel të kryetarëve të parlamenteve, të grupeve të bashkëpunimit, me aktivitete të planifikuara i njëjti të vazhdojë edhe në periudhën që vijon.

Ambasadori Presker theksoi se Republika e Sllovenisë në vazhdimësi e mbështet Republikën e Maqedonisë së Veriut në aspiratat e saj për anëtarësim në Bashkimin Evropian, siç e mbështeste edhe për anëtarësimin në NATO. Drejtoi falënderim të veçantë për ndihmën materiale dhe për pjesëtarët e Armatës që vendi ynë i dërgoi për ti menaxhuar pasojat nga vërshimet në Slloveni. Në kontekst të BE-së, ambasadori e potencoi rëndësinë e momentit për rrumbullakimin e procedurave të duhura për hapjen e kapitujve të negocimit dhe për kushtet që janë krijuar në Bashkimin Evropian për vazhdimin e procesit të zgjerimit.  

Gjatë takimit u këmbyen opinione rreth ngjarjeve aktuale në Kuvend, për dialogun parlamentar dhe procedurën e fillimit të ndryshimit të Kushtetutës. U përshëndet mundësia që studentë nga Republika e Maqedonisë së Veriut të studiojnë në universitetet sllovene, diaspora në Slloveni si urë e ndërlidhjes më të madhe mes dy vendeve, investimet sllovene në vend dhe sidomos ndihma zhvillimore sllovene prej 35 milionë eurosh, e investuar në më shumë segmente shoqërore dhe e planifikuar të vazhdojë të zbatohet edhe në të ardhme.  

Related posts

BDI: Kush po e mbron Stoilkoviqin? Kuvendi duhet të nxjerrë të vërtetën.

Shkup, 23 shtator 2026 BDI – Konferencë për media Ilir Hasani – Deputet & Anëtar i Kryesisë së Këshillit të Përgjithshëm të…

BDI: Sonte në Tetovë takohen kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti dhe i ASh-së, z. Arben Taravari

Sonte në Tetovë po zhvillohet takimi ndërmjet kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), z. Ali Ahmeti, dhe kryetarit të Aleancës për…

Kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti: Të organizohet referendum popullor për verdiktin e popullit të Kosovës

Në një intervistë për Top News në Shqipëri, kryetari Ahmeti hodhi një tezë të rëndësishme lidhur me verdiktin e popullit të Kosovës…