Komuna e Bogovinës furnizohet me një kamion kundër zjarrit

Kryetari i komunës së Bogovinës, Besnik Emshiu sot ka bërë të ditur se komuna është furnizuar me një kamion kundër zjarrit në kuadër të programit IPA-Cross Border “Fireshield” që është financuar nga Bashkimi Europian në kuadër të projektit ndërkufitar me Republikën e Shqipërisë.

Kënaqësi që të njoftoj banorët e komunës së Bogovinës se nga sot jemi furnizuar me një kamion special kundër zjarreve.

Mjeti zjarrfikës do të vendoset në dispozicion në Njësinë territoriale kundër zjarreve që tashmë po ndërtohet në vendbanimin Gradec dhe do të jetë në dispozicion për komunat rurale në këtë rajon me qëllim të lehtësimit të punës.

Falenderoj të gjithë ata që kontribuan për furnizimin me mjetin kundër zjarreve që ishte planifikuar në si pjesë e programit IPA-Cross Border “Fireshield” që është financuar nga Bashkimi Europian në kuadër të projektit ndërkufitar me Republikën e Shqipërisë.

https://www.facebook.com/photo/?fbid=347877864258812&set=pcb.347878280925437
Related posts

Kryetari Ahmeti priti ambasadorin e Austrisë, Sh.T.Z. Martin Pammer në selinë e BDI-së

Tetovë, 22 korrik 2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, priti në takim Ambasadorin e Austrisë në Republikën e Maqedonisë…

BDI: Shkelja e Rregullores cënon legjitimitetin e procesit ligjvënës

Shkup, 20 korrik 2026 BDI – Konferencë për media Arbana Pasholli – Deputete & Nënkryetare e BDI-së https://www.facebook.com/share/v/18xuxidQtt/?mibextid=wwXIfr

Dega Likovë mbajti Kuvendin Zgjedhor

Likovë, 19 korrik 2026 Sonte u mbajt Kuvendi Zgjedhor i Degës së BDI-së në Likovë, në praninë e Kryetarit të BDI-së, Ali…