Ademi – Rot:  Gjermania e mbështet Maqedoninë e Veriut në rrugën drejt BE-së

Sot, 12 shtator, kryetari i Komisionit për Çështje Evropiane, z. Arbër Ademi, kishte takim me z. Mihael Rot, kryetar i Komisionit për Punë të Jashtme në Bundestagun e Gjermanisë, në kuadër të vizitës së tij në vend. 

               Ademi në takim informoi për zhvillimet e fundit në vend, ndërsa theksoi se po bëhen përpjekje që të sigurohet shumica e nevojshme prej dy të tretash për votimin e ndryshimeve të Kushtetutës, me qëllim të futjes së komunitetit bullgar dhe komuniteteve të tjera në të. Njëkohësisht, ai theksoi se kjo duhet të bëhet sa më shpejt, në mënyrë që të vazhdojnë negociatat për anëtarësim në BE.

Z. Rot e konfirmoi mbështetjen e fortë të Gjermanisë për progresin e mëtejshëm të vendit në rrugën e integrimit evropian. Megjithatë, ai u pajtua se aktualisht është i nevojshëm miratimi i ndryshimeve kushtetuese, në pajtim me rekomandimet e Kornizës Negociuese, por se në të njëjtën kohë vendi duhet t’i përkushtohet reformave evropiane në të gjitha fushat, si dhe luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Në takim të dy folësit shkëmbyen mendime dhe qëndrime për çështjet dhe situatat aktuale në rajon dhe më gjerë.

Related posts

Kryetari Ahmeti priti ambasadorin e Austrisë, Sh.T.Z. Martin Pammer në selinë e BDI-së

Tetovë, 22 korrik 2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, priti në takim Ambasadorin e Austrisë në Republikën e Maqedonisë…

BDI: Shkelja e Rregullores cënon legjitimitetin e procesit ligjvënës

Shkup, 20 korrik 2026 BDI – Konferencë për media Arbana Pasholli – Deputete & Nënkryetare e BDI-së https://www.facebook.com/share/v/18xuxidQtt/?mibextid=wwXIfr

Dega Likovë mbajti Kuvendin Zgjedhor

Likovë, 19 korrik 2026 Sonte u mbajt Kuvendi Zgjedhor i Degës së BDI-së në Likovë, në praninë e Kryetarit të BDI-së, Ali…