Do të mbahet Konferenca e Tretë Vjetore e SEFF-it: “Evropa-PO, Evropa-TANI”

Në kuadër të platformës për diskutimin e politikave publike të krijuar nga Ministria e Financave – Forumi Ekonomik dhe Financiar i Shkupit (SEFF), më 15 shtator do të mbahet debati qendror vjetor, gjegjësisht Konferenca e Tretë Vjetore, me temën “Evropa – PO, Evropa – TANI”. Konferencën do ta hapin ministri i Financave, Fatmir Besimi, kryeministri Dimitar Kovaçevski dhe komisioneri evropian për buxhet, Johannes Hahn. Qëllimi është diskutimi transparent dhe gjithëpërfshirës i temave relevante, në kohë kur për qytetarët tanë po hapen mundësi të reja të shumta për standard më të lartë, kushte më të avancuara jetese, siguri dhe perspektivë përmes integrimit evropian. SEFF-i është  iniciativë e Ministrisë së Financave për unifikimin dhe debatin ndërmjet krijuesëve  të politikave  dhe përfaqësuesve politikë, partnerëve ndërkombëtarë të zhvillimit, shoqërisë civile, publikut akademik, sektorit të biznesit dhe ekspertëve të tjerë, me qëllim  krijimin e sinergjive të ideve dhe iniciativave për rimëkëmbjen ekonomike dhe rritjen inkluzive, të përshpejtuar dhe të gjelbër. Kjo platformë është rezultat i  angazhimit për dialog transparent dhe inkluziv me të gjithë faktorët shoqërorë nga vendi, rajoni dhe më gjerë, duke pasur parasysh se gjithëpërfshirja është baza për sjelljen e vendimeve të qëndrueshme.

Related posts

Kryetari Ahmeti priti ambasadorin e Austrisë, Sh.T.Z. Martin Pammer në selinë e BDI-së

Tetovë, 22 korrik 2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, priti në takim Ambasadorin e Austrisë në Republikën e Maqedonisë…

BDI: Shkelja e Rregullores cënon legjitimitetin e procesit ligjvënës

Shkup, 20 korrik 2026 BDI – Konferencë për media Arbana Pasholli – Deputete & Nënkryetare e BDI-së https://www.facebook.com/share/v/18xuxidQtt/?mibextid=wwXIfr

Dega Likovë mbajti Kuvendin Zgjedhor

Likovë, 19 korrik 2026 Sonte u mbajt Kuvendi Zgjedhor i Degës së BDI-së në Likovë, në praninë e Kryetarit të BDI-së, Ali…