Rexhepi: Përfshirja e romëve në të gjitha segmentet e jetës shoqërore është një nga prioritetet për të cilat angazhohet Qeveria

Rexhepi: Përfshirja e romëve në të gjitha segmentet e jetës shoqërore është një nga prioritetet për të cilat angazhohet Qeveria.

Sot, në konferencën “Finansimi i programeve te synuara për Romët” nën organizimin e Shoqatës Rajonale të Rinisë Arsmore Rome dhe Khetane koalicioni i organizatave qytetare Romë ishte pjesmarrës edhe zëvendësministri për Transport dhe Lidhje Bekim Rexhepi.

Përfshirja e romëve në të gjitha segmentet e jetës shoqërore është një nga prioritetet për të cilat angazhohet Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Prej aty, në Planin Strategjik 2022-2025, të Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve, janë përcaktuar prioritetet strategjike për romët në fushën e përmirësimit të infrastrukturës rezidenciale dhe komunale tha Rexhepi.
 
Në këtë drejtim, ne si ministri përkatëse japim një kontribut të veçantë për përfshirjen e popullatës rome. Sa i përket realizimit të projekteve, Ministria e Transportit dhe Lidhjeve deri më tani ka ndërmarrë aktivitete në vazhdimësi për të mbështetur zbatimin e Dekadës dhe Strategjisë për Romët, duke realizuar projekte kapitale, përkatësisht:

  • një projekt nga fusha e banesave sociale
  • projekte nga fusha e infrastrukturës komunale
     
    Në kuadër të banesave sociale, përmes MТL po punohet në ndërtimin e objekteve sociale për kategoritë e rezikuara të qytetarëve dhe deri më tani janë ndërtuar 24 ndërtesa me 1104 banesa.

Po ashtu, nga buxheti i Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve për vitin 2023 janë ndarë 20 milionë denarë dhe të njëjtat janë paraparë për realizimin e projekteve të infrastrukturës komunale në 20 komuna të banuara kryesisht me popullatë rome theksoi Rexhepi.
 
Ne si Ministri e Transportit dhe Lidhjeve do të vazhdojmë të zbatojmë projektet për prioritetet strategjike të romëve në të gjitha fushat e jetës shoqërore përfundoi zëvendësministri Rexhepi.

Related posts

BDI: Kush po e mbron Stoilkoviqin? Kuvendi duhet të nxjerrë të vërtetën.

Shkup, 23 shtator 2026 BDI – Konferencë për media Ilir Hasani – Deputet & Anëtar i Kryesisë së Këshillit të Përgjithshëm të…

BDI: Sonte në Tetovë takohen kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti dhe i ASh-së, z. Arben Taravari

Sonte në Tetovë po zhvillohet takimi ndërmjet kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), z. Ali Ahmeti, dhe kryetarit të Aleancës për…

Kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti: Të organizohet referendum popullor për verdiktin e popullit të Kosovës

Në një intervistë për Top News në Shqipëri, kryetari Ahmeti hodhi një tezë të rëndësishme lidhur me verdiktin e popullit të Kosovës…