Vdekja e Ahtisaarit/ Kryetari Ahmeti: La gjurmë të pashlyeshme, mirënjohës ndaj angazhimit për zgjidhjen e statusit të Kosovës

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti përmes një postimi në profilin e tij në FB ka shprehur ngushëllime për ndarjen nga jeta e ish presidentit të Finlandës, z. Martti Ahtisaari, duke theksuar se me karakterin e tij paqedashës, Ahtisaari la gjurmë të pashlyeshme kontributi në shumë misione të ndryshme ndërkombëtare, ndërsa kombi ynë mbetet përjetë mirënjohës ndaj angazhimit të tij të sinqertë për zgjidhjen e statusit të Kosovës, vendosjen e drejtësisë në vend dhe për konkretizimin e pavarësisë së saj.

Postimi i plotë:

Me keqardhje pranova sot lajmin për ndarjen nga jeta të diplomatit të Kombeve të Bashkuara, nobelistit të paqes dhe ish presidentit të Finlandës, z. Martti Ahtisaari.

Me karakterin e tij paqedashës, z. Ahtisaari la gjurmë të pashlyeshme kontributi në shumë misione të ndryshme ndërkombëtare, ndërsa kombi ynë mbetet përjetë mirënjohës ndaj angazhimit të tij të sinqertë për zgjidhjen e statusit të Kosovës, vendosjen e drejtësisë në vend dhe për konkretizimin e pavarësisë së saj.

Këmbëngulja e tij mbi ngadhënjimin e vlerave të paqes, zëri i tij i ngritur fuqishëm dhe guximshëm kundër padrejtësisë, le të jetë frymëzim i përjetshëm dhe parim i ndërtimit të jetës sonë shoqërore.

Qoftë i përjetshëm kujtimi për madhështinë e personalitetit të tij! Ngushëllime të sinqerta familjes Ahtisaari, të gjithë bashkëveprimtarëve të tij kudo në botë dhe atyre që e njohën!

U prehtë në paqe!

https://www.facebook.com/photo?fbid=865517241609066&set=a.465898708237590
Related posts

Kryetari Ahmeti priti ambasadorin e Austrisë, Sh.T.Z. Martin Pammer në selinë e BDI-së

Tetovë, 22 korrik 2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, priti në takim Ambasadorin e Austrisë në Republikën e Maqedonisë…

BDI: Shkelja e Rregullores cënon legjitimitetin e procesit ligjvënës

Shkup, 20 korrik 2026 BDI – Konferencë për media Arbana Pasholli – Deputete & Nënkryetare e BDI-së https://www.facebook.com/share/v/18xuxidQtt/?mibextid=wwXIfr

Dega Likovë mbajti Kuvendin Zgjedhor

Likovë, 19 korrik 2026 Sonte u mbajt Kuvendi Zgjedhor i Degës së BDI-së në Likovë, në praninë e Kryetarit të BDI-së, Ali…