Osmani: OSBE mund të bëjë shumë gjatë luftës, por edhe më shumë gjatë paqes, që është prioriteti ynë kryesor

Ukraina dhe mbrojtja e popullit Ukrainas si prioritet i OSBE-së, aktivitetet konkrete të cilat Programi i OSBE-së për Mbështetjen e Ukrainës i ndërmerr në terren, situata e tre pjesëtarëve të OSBE-së të cilët janë në burg në Donjeck dhe Luhanski ishin një nga temat e Kryesuesit të OSBE-së dhe Ministrit të Punëve të Jashtme, Bujar Osmani me Ministrin e Punëve të Jashtme të Ukrainës, Dmitro Kulba.

Osmani dhe Kuleba, në takimin në Kiev, biseduan se çfarë mund të bëjë OSBE-ja në mënyrë shtesë për të mbështetur vendin i cili ballafaqohet me agresionin ushtarak rus. Pas takimit, në pres-konferencën e përbashkët, Osmani theksoi:

“Në janar, gjatë vizitës sime të parë në Ukrainë si Kryesues me OSBE-në, theksova se guximi dhe sakrifica juaj e meritojnë respektin tonë më të lartë. I frymëzuar nga qëndrueshmëria juaj, sot jam i bindur se do të fitoni. Ukraina do të fitojë”.

Osmani shtoi se Programi për Mbështetjen e Ukrainës, i financuar nga donatorë, i cili zbatohet nga nëntori i vitit 2022 do të vazhdojë t’i ndihmojë Ukrainës përmes implementimit të projekteve të përkitazi me nevojat e saj specifike.

“Këto projekte do të ndihmojnë që të zgjidhen pasojat nga lufta, e gjithashtu për t’i mbështetur përpjekjet afatgjata për reforma të Ukrainës dhe nevojat e qytetarëve të saj.” Shpesh them se OSBE-ja mund të bëjë më shumë gjatë luftës, por edhe më shumë gjatë paqes, që është prioriteti ynë kryesor në Ukrainë”, tha Osmani.

Osmani potencoi se edhe përkundër sfidave me të cilat ballafaqohet Organizata, shkeljes së parimeve të saj themelore të shkaktuara nga agresioni ushtarak i Federatës Ruse, OSBE-ja është e qëndrueshme dhe do të vazhdojë t’i përmbahet vlerave themelore me mbështetjen e vendeve të tjera pjesëmarrëse.

Si kryesues i OSBE-së, kam vazhduar t’i bëj thirrje Rusisë që t’i jap fund kësaj lufte, t’i tërheqë trupat e saj nga Ukraina, sërish t’i përkushtohet parimeve dhe vlerave të OSBE-së. Vazhdimi i kësaj lufte jo vetëm që shkatërron jetët, shtëpitë dhe shpresat e popullit të Ukrainës, por krijon një gjendje jostabiliteti dhe pasigurie në rajonin më të gjerë të OSBE-së”, theksoi Osmani.

Ukraina mbetet prioritet qendror për Kryesimin e Maqedonisë së Veriut me OSBE-në, tha Osmani, ndërsa situata në Ukrainë do të jetë një nga temat kryesore të Këshillit Ministror të OSBE-së që do të mbahet në dhjetor në Shkup.

Related posts

Ali Ahmeti priti ambasadorin italian Silvestri: Ndërhyrja ndaj gjuhës shqipe dhe Marrëveshjes së Ohrit rëndon situatën

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, sot  në Tetovë,  priti ambasadorin e Italisë në vendin tonë z. Andrea Silvestri. …

30 vjetori i UÇK-së, Ahmeti: Tre shkronjat e arta sollën kthesën historike në fatin e kombit shqiptar

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti ka qëndruar në Prishtinë së bashku me veprimtarë të çështjes kombëtare e atdhetarë kanë…

Gjuha shqipe është vija që nuk duhet dhe nuk guxon të kapërcehet!

Teksa afrohet dita e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për rishikimin e Ligjit për Gjuhët, Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) paralajmëron edhe një…