Takimi Osmani – Frizelle

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, i pranoi kopjet e letrave kredenciale të Ambasadores së Zelandës së Re në Maqedoninë e Veriut, me seli në Romë, Jacqueline Ann Frizelle.

Osmani i uroi mirëseardhje Ambasadores Frizelle dhe shprehu pritjen që gjatë mandatit të saj marrëdhëniet miqësore ndërmjet dy vendeve të fitojnë dinamikë të re dhe të pasurohen me përmbajtje të reja me interes të përbashkët.

Në takim u diskutua për bashkëpunimin e deritanishëm bilateral dhe mundësitë për avancimin e tij në më shumë fusha, para së gjithash në atë të ekonomisë. Krahas bashkëpunimit dypalësh, u diskutua edhe për bashkëpunimin multilateral, si dhe për zhvillimet e fundit në skenën ndërkombëtare.

Related posts

BDI: Kush po e mbron Stoilkoviqin? Kuvendi duhet të nxjerrë të vërtetën.

Shkup, 23 shtator 2026 BDI – Konferencë për media Ilir Hasani – Deputet & Anëtar i Kryesisë së Këshillit të Përgjithshëm të…

BDI: Sonte në Tetovë takohen kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti dhe i ASh-së, z. Arben Taravari

Sonte në Tetovë po zhvillohet takimi ndërmjet kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), z. Ali Ahmeti, dhe kryetarit të Aleancës për…

Kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti: Të organizohet referendum popullor për verdiktin e popullit të Kosovës

Në një intervistë për Top News në Shqipëri, kryetari Ahmeti hodhi një tezë të rëndësishme lidhur me verdiktin e popullit të Kosovës…