Takimi Osmani – Jongin

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, i pranoi kopjet e letrave kredenciale nga Ambasadori i sapoemëruar i Republikës së Koresë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, me seli në Sofje, Bae Jongin.

Ministri Osmani, Ambasadorit Jongin i uroi mision të suksesshëm diplomatik, me bindjen se me përvojën e tij do të kontribuojë në forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve bilaterale ndërmjet dy vendeve.

Në takim u shqyrtua bashkëpunimi i deritanishëm bilateral dhe multilateral, si dhe mundësitë për avancimin e tij. Gjithashtu u prezantua kandidatura e tyre për EKSPO 2030 në Busan, ndërsa theks i veçantë u vendos në sferën ekonomike, në të cilën ekzison potencial i madh i pashfrytëzuar për zhvillim, si dhe në përpjekjet për forcimin e marrëdhënieve të biznesit.

Bashkëbiseduesit diskutuan për prioritetet e dy vendeve në kuadër të politikës së brendshme dhe të jashtme dhe shkëmbyen mendime për çështje aktuale rajonale dhe ndërkombëtare.

Related posts

BDI: Kush po e mbron Stoilkoviqin? Kuvendi duhet të nxjerrë të vërtetën.

Shkup, 23 shtator 2026 BDI – Konferencë për media Ilir Hasani – Deputet & Anëtar i Kryesisë së Këshillit të Përgjithshëm të…

BDI: Sonte në Tetovë takohen kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti dhe i ASh-së, z. Arben Taravari

Sonte në Tetovë po zhvillohet takimi ndërmjet kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), z. Ali Ahmeti, dhe kryetarit të Aleancës për…

Kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti: Të organizohet referendum popullor për verdiktin e popullit të Kosovës

Në një intervistë për Top News në Shqipëri, kryetari Ahmeti hodhi një tezë të rëndësishme lidhur me verdiktin e popullit të Kosovës…