Grubi nga Kumanova: Ajo që dikur ishte e paimagjinueshme, sot për ne si komb është realitet, e drejtë e arritur me punë e djersë

Zëvendës kryeministri Artan Grubi sonte nga Kumanova bashkë me kryetarin e BDI Ali Ahmeti dhe kryeministrin Talat Xhaferi kanë pasur takime me qytetarët.

Askush nuk mund të minimizojë peshën dhe rëndësinë e kësaj të arriture, të kota janë propagandat e përditshme, Bashkimi Demokratik për Integrim në krye me Ali Ahmetin ka bërë revolucionin kombëtar, faktorizimin e plotë të shqiptarëve në vendlindjen e tyre, ka shkruar Grubi.

Postimi i plotë:

Faleminderit për mikëpritjen e ngrohtë bashkëqytetarëve tanë në Kumanovë!

Katër vite më parë, kur si subjekt politik dolëm me kauzën e Kryeministrit të parë shqiptar rrallë kush besonte në realizimin e këtij synimi, por ja që erdhi dita sot me Qeverinë e vendit tonë të udhëheq Talat Xhaferi.

Askush nuk mund të minimizojë peshën dhe rëndësinë e kësaj të arriture, të kota janë propagandat e përditshme, Bashkimi Demokratik për Integrim në krye me Ali Ahmetin ka bërë revolucionin kombëtar, faktorizimin e plotë të shqiptarëve në vendlindjen e tyre.

Ajo që dikur ishte e paimagjinueshme, sot për ne si komb në Maqedoninë e Veriut është realitet, e drejtë e arritur me punë e djersë.

Rruga drejt Europës është destinacioni ynë i rradhës, kemi bërë hapa të mëdhenj përpara dhe bashkë le të vazhdojmë deri në hapjen e plotë të dyerve të Europës!

https://www.facebook.com/photo?fbid=933779624778223&set=pcb.933779704778215
Related posts

BDI: Kush po e mbron Stoilkoviqin? Kuvendi duhet të nxjerrë të vërtetën.

Shkup, 23 shtator 2026 BDI – Konferencë për media Ilir Hasani – Deputet & Anëtar i Kryesisë së Këshillit të Përgjithshëm të…

BDI: Sonte në Tetovë takohen kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti dhe i ASh-së, z. Arben Taravari

Sonte në Tetovë po zhvillohet takimi ndërmjet kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), z. Ali Ahmeti, dhe kryetarit të Aleancës për…

Kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti: Të organizohet referendum popullor për verdiktin e popullit të Kosovës

Në një intervistë për Top News në Shqipëri, kryetari Ahmeti hodhi një tezë të rëndësishme lidhur me verdiktin e popullit të Kosovës…